Unë nuk jam veteran, heshta kur varën poetin

Sami MILLOSHI

Miku im James Miele ka ne dashboardin e makines se tij dyqind e pesedhjete mije milje. Nga keto,vetem njezet mije milje i ka bere per veten e tij kur e bleu truckun pasi u kthye nga lufta ne Afganistan. Dyqind e tridhjete mije milje te tjera i ka bere per te tjeret,falas.
Te tjeret jane veterane te luftes si ai,por me nje ndryshim qe vetem ai e di.
Ata,nuk kane mundesi te ngasin makinen te shkojne tek doktori kur kane takime me te. Dikush ka humbur kemben e djathte dhe nuk e shtyp dot pedalin e frenave apo ate te gazit. Dikush tjeter ka humbur njeren dore,dhe me njeren dore nuk mund ta mbaje timonin e makines. Ndonjeri nuk sheh sepse ka humbur njerin sy dhe nuk sheh tabelat e rrugeve…
Sekush prej tyre,e ka nje hall qe nuk e lejon te ngase makinen. Plus hallit tjeter qe me mire se ata e di doktori.
James Miele ka dhjete vjet qe sherben per ish shoket e tij te luftes si shofer taksie pa i kerkuar kerkujt kurrfare pagese. Thjesht se ashtu ka dashur vete,jo se e ka detyruar kush. Une kete e kam degjuar nga goja e tij se e kam komshi ne Ralston qekurse une bleva shtepine e pare dhe u beme fqinj.
Kur u kthye ai nga Afganistani,une sapo kisha mbjelle tri fidane pjeshke. Vitin e pare dhe te dyte pjeshket nuk bene fruta.Ama,ne vitin e trete,sa nuk i thyen deget nga pesha e pjeshkeve. Shumicen e pjeshkeve m’i hanin ketrat, por mbetej edhe per ne. Gjithe cfar mbetej une kisha deshire t’ia jepja James.
Ndonjehere ia lija tek pragu i shtepise se tij shporten me pjeshke. Por,kishte edhe raste qe i hanim bashke ,kur e ftoja te pinim ndonje Budlight ne ballkonin e pas shtepise sime.

Nje pasdite, nga ato pasditet kur frynte nje puhi e embel prej lumit Mizuri,teksa po rrekeshim duke pertypur pistachio dhe pjeshke, James beri nje pohim te cuditshem duke m’u drejtuar mua sikur te ishim ne shesh lufte:
– Ti mund te ishe nje ushtar i mire ne lufte.
– Po pse?- e pyeta une.
– Sepse te kam vene re qekurse i ndan me mua pjeshket e oborrit tend.
– Oh,James,c’eshte ajo fjale,po e zmadhon. Cfar lidhjeje kane pjeshket me luften?!!! Ti e di me mire se une…
– Ka.Po ti nuk e kupton. Ke qene ti ndonjehere ne lufte?
– Une nuk kam qene ne lufte James .
– Domethene, ti nuk je veteran.
– Nuk jam James.
– Po ti me ke thene se ke qene gazetar ne Shqiperi,ne vendin tend te origjines, eshte keshtu apo jo?
-Po, kam qene,po cfar lidhje ka kjo me luften?
– Ka. Ke raportuar ti ndonjehere nga fronti i luftes?
– Jo.
– Po, mire atehere, ke ti ndonje peng te ma tregosh mua?
– Kam, por me trego ti njehere ndonje peng tendin.
– Une e kam peng kur me vdiq ne duar Richard, shoku im me i dashur, kur po sulmonim prane Kandaharit dhe une nuk arrita t’ia shpetoj jeten.
– Kam edhe une peng James. Kur u var nje poet ne mes te qytetit une heshta.
– Ti nuk e dhe lajmin ne gazete se u var poeti,kete do te me thuash ti,se nuk po te kuptoj?!!

– Po,une nuk e shkrova lajmin.
– Nuk e shkrove apo e shkrove dhe editori yt nuk ta botoi ne gazete?
– Une nuk e shkrova. Por,edhe sikur ta kisha shkruar, editori kurre nuk do ta botonte…
– Ti vertet nuk paske marre pjese ne lufte.
– Ty te duket ashtu James. Por,e kam edhe une nje lufte,ndonese nuk jam veteran.
– Per cfar lufte flet,o zoteri?
– Une kam heshtur dhe me heshtjen time kam luftuar vellain tim.Ate poetin qe e varen ne mes te qytetit. Ty te vdiq ne duar shoku yt Richardi,ne Kandahar, po ama ti ia shtype gjoksin dhe i dhe fryme nga fryma jote.Kurse une i kalova peranash vellait poet dhe heshta nga frika …
– Askush nga shoket e tu nuk shkroi lajm per poetin e varur?
– Asnjeri prej tyre.
– Une per asnjerin prej jush nuk e luaj kemben t’ju coj tek doktori po te keni nevoje.Por,per ty bej nje perjashtim se ma tregove vete pengun qe ke…
– Te thashe James,une nuk jam veteran…
– E di cfar? Mua askush nuk me detyron te perdor truckun tim dhe kohen time te coj shoket e mij tek doktori. Une te pyeta te me tregoje ndonje peng tendin,por nuk te detyrova te ma thuash pengun qe ke. Ti me hape zemren dhe ma the vete.
– Ta thashe sepse e ndjej se vetem ti mund ta kuptosh pengun tim,James!
– Call me any time you ëant to go to the doctor. I ëill drive for you, brother! (*)
(*) Me telefono ne cfardo kohe do ti,kur do te shkosh tek doktori.Une do ta ngas makinen per ty,vella!