Si mund të dobësoheni në stinën e pranverës

Viktoria Naço, dietologe
Si mund të dobësoheni në periudhën e pranverës?
Duke përshtatur një program të balancuar sipas nevojave të trupit tuaj. Në këtë formë jo vetëm që do të ndiheni shumë të lehtë por dhe tepër energjik duke përforcuar edhe më tepër sistemin imunitar, sidomos për personat që vuajnë nga alergjitë e stinës…
Një menu shembull
Mëngjes: bukë integrale të lyer me avokado dhe vezë të zier të shoqëruar me pomondorini (brusketë).
Paradite: 1 smoothies me kos, luleshtrydhe, banane dhe bajame.
Drekë: biftek viçi në furrë me perime dhe patate të pjekura me vaj ulliri, sallatë me spinaq, luleshtrydhe dhe fara luledielli aceto, vaj ulliri.
Pasdite: bukë integrale të lyer me gjalpë kikiriku dhe copa banane
Darkë: sallate jeshile, peshk ton, kastravec, speca, pomondorini, ullinj, misër me aceto dhe vaj ulliri dhe bukë integrale të thekur të prerë.
Të ushqehesh shëndetshëm kur planifikohet sipas nevoja të trupit dhe kombinimet e duhura ndoshta është edhe më e thjesht nga sa mund ta imagjinoni!
Mos harroni hidratimin e mirë, do t’ju ndihmojë edhe më tepër!