Në emër të etërve, të birit të kurvës dhe të shpirtit të lig!

Kreshnik OSMANI

Ishte shumë interesante dhe pikante sot dalja përtej normale e tendosur e ministrit Tahiri në Parlamentin shqiptar, paçka se e mbuluar me një makiazh të lehtë qetësie. Të shash e të shfrysh është mëse njerëzore dhe mos u kapni hiç me këtë çështjen e etikës. Të gjithë shqiptarët shajnë dikush prej mungese së kulturës dhe të tjerë sepse bëjnë jetë të veështirë shumë dhe kanë humbur shpresën në këtë vend. Madje gratë kanë nisur të shajnë më fort se burrat. Njerëzve u ka ardhur qumështi i nënës në majë të hundës dhe për të evituar vrasjen njerëzit shfryjnë duke sharë. Çështja është se njerëzit e dallojnë atë që shan prej ndershmërisë dhe atë që shan sepse është “kapur mat” dhe i është ngushtuar laku.
Dikur në rininë time të hershme, njëri prej shokëve tanë në nerva e sipër (nuk e di kush e kishte nxehur) thotë: “Nuk ka bir kurve që të më dalë përpara”. Ne e kuptuam që ishte me nerva dhe ngaqë e donim fort heshtëm, jo se e kishim frikë. Një tjetër që nuk kishte lidhje fare me personin në fjalë dhe as ishte zënë me të, u hodh përpjetë dhe tha: “Me kë e ke ti garip?!” dhe kjo të gjithëve na u duk sikur personi në fjalë e pranoi se ishte pikërisht i tillë. Bir kurve.
Ardhja e Saimirit në Parlament sot pas gati gjashtë muajsh mungesë (ndërkohë që është nën hetim për trafik ndërkombëtar droge dhe lidhje me grupet kriminale) ka disa mesazhe shumë të rëndësishme. Politika shpeshherë komunikon nëpërmjet simbolikave më shumë se me deklarata të qarta. Disa pyetje që lindin natyrshëm janë: Përse erdhi Saimiri në Parlament sot, ndërkohë që Ati i tij politik (Rama) ka kaq muaj që ka sajuar një pafundësi skandalesh, rrëmujash e ndodhish të gjitha në funksion të zbehjes së “Çështjes Tahiri” dhe harrimit të saj nga opinioni publik.

Etërit e tij politikë ishin të gatshëm t’i vinin flakën të gjithë Shqipërisë, vetëm që “Çështja Tahiri” të harrohej prej shqiptarëve dhe veçanërisht prej Komunitetit Ndërkombëtar dhe disa ambasadave të rëndësishme në Shqipëri. Saimiri është hera e dytë që kërcënon hapur “birin e kurvës”.
Një herë në fillim fare dhe njëherë tani. Një tjetër pyetje që lind është: “Kush është biri i kurvës” që mund ta ndalojë drejtësinë e Saimirit?! Mundësia që biri i kurvës të jetë opozitar bie, sepse Opozita thotë se Drejtësia po kapet prej Ramës dhe pas emërimit të Arta Markut me 69 vota në krye të Prokurorisë së Përgjithshme ata kontrollojnë plotësisht hetimet, por edhe gjyqtarët e trembur në palcë sepse një pjesë e madhe janë të zhytur deri në fyt në baltërat e hajdutërisë, të rryshfetit dhe të korrupsionit?!
Mundësia që “biri i kurvës” të jetë ndonjë ambasador i huaj sërish bie, sepse ambasadorët me të mirat dhe të këqijat e tyre kanë disa muaj që flasin për arrestimin e “peshqve të mëdhenj” dhe Saimiri dhe kushdo tjetër e ka të qartë se po erdhën urdhërat nga përtej Atlantikut, nuk ka ambasador në botë që të ndalë me këtë proces. Aq më tepër që ambasadorët kanë hallet e veta kur të kthehen në vendet e tyre, sepse duhet të jenë në rregull me ligjin atje, sepse i pin e zeza dhe i nxjerrin në pension të parakohshëm për “kontribute të larta”. Mundësia që “biri i kurvës” të jetë Ardi Daullxhiu apo Ver Llapa gjithashtu bie, pasi ata nuk kanë shfaqur kurrë ndonjë ambicie politike serioze në këtë vend.
Shpallja e Tom Doshit “non grata” në SHBA nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe e familjarëve të tij të afërt e ka trembur tmerrësisht Saimirin, pasi ai e di mirë se Rama mund ta shesë atë në sekond në rast se amerikanët i thonë “hiqe mbulesën dhe imunitetin” prej birit tënd politik.

Rama mund t’i thotë beniaminit të tij se është i pafuqishëm për ta ndaluar këtë valë që vjen nga larg.
Ambasadori Lu nuk ka për t’ia lejuar vetes që të largohet nga Shqipëria pa ia kapur Rama një peshk të madh fare, sepse atij i duhet të kthehet tek Trump me ndonjë trofe, pas përforljes se mund të ketë qenë i përfshirë në ndonjë histori dashurie me Geroge Soros në Shqipëri. Të kuptohemi, Rama e ka të vështirë ta shesë Saimirin, sepse ai e merr me vete nëse bie. Kështu, Saimiri ose bie dhe merr me vete peshkaqenin. Ose i sajohet një arrest kardiak me metoda jo-tradicionale.
Ose ndonjë mpiksje gjaku ose ndonjë komplikacion i çfarëdollojshëm kardiovaskular, sepse ai ka qenë ministër i Brendshëm dhe nuk e ka lënë veten zbuluar fare. Rama nga ana e tij duket që ështeë shumë i tensionuar dhe i tendosur, sepse atij nuk i interesonte dalja e Saimirit menjëherë pas Raport Progresit të zonjës Mogherini një ditë meë parë në Tiranë, pasi dalja e tij e kompromenton rëndë të gjithë raportin e Komisionit Evropian dhe çeljen e negociatave, pasi ai u kujton shqiptarëve pikërisht atë që Rama kishte punuar aq fort që ata ta harronin. Por, Saimiri ishte i detyruar ta bënte këtë kërcënim, sepse nuk ka asnjë rrugëdalje tjetër.
Kështu pra, dalja e Saimirit ishte një mesazh dhe një kërcënim i qartë për eterit e tij politikë dhe për kryepeshkun (që të mos guxojnë ta shesin), sepse në të kundërt ai do t’i marreë me vete. Besoj këto rreshta janë të mjaftueshëm për të kuptuar, kush është ati, kush është biri i kurvës dhe kush bën si shpirti i lig!