“Duan dëshmorë”, Tahiri s’ka më mesazhe të koduara: Unë dhe Rama jemi bashkë në të njëjtin “diell”

Tahiri ka hequr dorë nga gjuha e koduar ndaj Ramës dhe ka folur akoma më qartë në intervistën e sotme në Zonë e Lirë. Tahiri thotë se ai dhe Rama janë rritur bashkë në të njëjtin diell. Po për cilin “diell” e ka fjalën Tahiri? Dielli politik që ka rritur Ramën si dhe Tahirin në fakt është droga. Vetëm në sajë të këtij dielli, Rama ka blerë votat dhe
Në emisionin “Zonë e Lirë” tha se nuk i kishte pëlqyer batuta e Ramës se “ishte rritur nën hijen e tij”. “Unë nuk do ta kisha thënë. Në fund të fundit jemi rritur të dy nën të njëjtin diell” – tha Tahiri. Më pas Çani bëri një paralele me Qemal Stafën i cili sipas tij “e hëngri nga Enveri” dhe “Tahiri mund ta hajë nga Rama”. “Nëse Qemali nuk e dinte nga i erdhi, unë e di nga e kam. Nuk ka shanse dhe nuk mendoj se do ta kem nga Rama” – tha Tahiri.
Shprehja e Tahirit është në vazhdën e mesazheve të drejtpëdrejta që ai ka çuar Ramës përmes të besuarit të të dyve Gaz Demit. Tahiri ja ka bërë të qartë Ramës se projekti i mbjelljes së vendit me drogë ishte një projekt i Ramës, të cilin ai e zbatoi. Tahiri i ka thënë se ne e kemi bërë “bashkë drogën” ndaj ai nuk mund të bëjë “kokë turku” Tahirin për të shpëtuar veten.
Dalja e sotme e Tahirit në media tregon se ai është i shqetësuar për atë që mund të ndodhë me të në ditët e ardhshme. Ai nuk e ka më sigurinë që kishte gjatë ditëve që qëndronte larg mediave. Ai po i përdor tani mediat për ti bërë shantazh të hapur Ramës se nuk do të pranojë që të bëhet kokë turku nga rama. Ish-ministri i Brendshëm ka nisur të flasë duke dhënë mesazhin e qartë se ai do të flasë në rast se Rama autorizon arrrestimin e tij.
Gazetari Çani i ka thënë se ai e ka paralajmëruar për rolin e Qemal Stafës, ndërsa Tahiri e ka konfirmuar duke thënë; “duan dëshmorë” duke lënë të kuptohet se po kërkohet koka e tij tani edhe nga Rama.