Një aktoruc që prostituon me artin në prehërin e pushtetit

Nga Ergys Mërtiri

Pashë nje lajm ku aktori Erion Isai qenka nxehur shumë se disa nga aktorët që po rezistojnë për të mbrojtur Teatrin u takuan me opozitën dhe për këtë arsye ai qenka distancuar nga protesta.
Pra, meqë disa nga kolegët e tij, duke parë që protesta po tradhëtohet dhe sabotohet në të katër anët, përpiqen ta mbrojnë duke kërkuar mbështetje kudo, edhe nga politika, Isai vendos të shesë kauzën dhe të strehohet në prehërin e pushtetit të qeverisë dhe oligarkëve! Për hir të një grimce të supozuar politizimi, Isai djeg gjithë jorganin dhe është gati të flejë me mullixhiun në gratacielat që mafia e betonit pret të ndërtojë mbi gërmadhat e teatrit!
Në fakt aktorucë estrade si zotëria në fjalë, nuk kishin për ta parë kurrë derën e teatrit pa përkrahjen e politikës. Ndërsa bëjnë si virgjëresha të depolitizimit për një kauzë kaq të rëndësishme për aktorët, janë pikërisht këta që kanë mbushur town hall-et e fushatave elektorale të rilindjes duke u bere gaztore te oborrit qeveritar. Ndaj është turp që duan të njollosin kolegët e tyre duke i akuzuar se po e përdorin politikisht kauzën e tyre, ndersa aktorët që po rezistojne kanë marrë edhe kërcënime për heqje nga puna të familjarëve të tyre.
Aktorë dhe artistë të vërtetë janë ata që po rezistojnë aty për godinën e teatrit dhe ligjin që qeveria po bën për nënshtrimin e tyre. Ata që nuk janë në këtë rezistencë janë turpi i komunitetit të artistëve dhe shkaktarët përse ky pushtet mund të përdhunojë kulturën dhe artin si të dojë. Duke tradhëtuar këtë kauzë ata vetëm prostituojnë me profesionin e tyre duke shkelur mbi publikun që i duartroket.