Kuksianët në protestë paralajmërojnë Ramën: Liro protestuesit ose do të varesh

Qindra qytetarë të Kukësit kanë dalë sërish sot në protestë për të kërkuar lirimin e bashkëqytetarëve të tyre të cilët u arrestuan pas protestës në Rrugën e Kombit dhe 11 prej tyre ndodhen në qeli.
Me pankarta “Lironi vëllezërit tanë” në duar ata i kanë kërkuar kryeministri Rama që të lirojë kuksianët e arrestuar padrejtësisht.
Disa prej tyre në fjalimet e tyre janë shprehur se nuk do të ketë taksë në Rrugën e Kombit, ndërsa një prej tyre u shpreh se Edi Rama duhet varur në sheshin e Kukësit ashtu siç u var poeti Havzi Nela nga babai i kryeministrit.
Kujtojmë që PD njoftoi se do të protestojë së bashku me kuksinët nesër për të kërkuar lirimin e tyre.
Ndërkohë, grupi parlamentar i PD ka marrë vendim që nesër do të marrë pjesë në gjyqin ndaj 11 protestuesve kuksiane, të arrestuar për revoltën anti-taksë që shpërtheu në Rrugën e Kombit.
Gjyqi do të zhvillohet në Gjykatën e Apelit Shkodër. Avokatët e protestuesve e ankimuan vendimin e mbajtjes në arrest të Gjykatës së Rrethit, si të padrejtë.