Macron kundër anëtarësimeve të reja në BE: Nuk po funksionojmë me 28 anëtarë jo me 30

Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbajtur një fjalim në Parlamentin Evropian pak minuta para se të jepet rekomandimi për Shqipërinë.
Macron është shfaqur skeptik në fjalën e tij, teksa ka thënë se Bashkimi Evropian nuk është gati të zgjerohet me 32 anëtarë.
Më tej ai tha se oferta për Ballkanin duhet të jetë e besueshme, por të ketë një reformim të brendshëm para anëtarësimit.
“Unë e dua ankorimin e shteteve të Ballkanit perëndimor në projektin europian, por tani nuk është momenti për të lejuar anëtarësime të reja.
Nuk dua që Ballkani të kthehet drejt Turqisë apo Rusisë, por nuk dua gjithashtu që një Europë, e cila funksionon me vështirësi sot me 28 anëtarë e nesër me 27, të vendosë se do të rendim nesër me 30 apo 32 anëtarë dhe me të njëjtat rregulla.
Reformim i brendshëm para anëtarësimit. S’dua që Ballkani të kthehet drejt Rusisë apo Turqisë, ky do ishte rrezik gjeopolitik. Duhet të ketë një ofertë të besueshme për vendet e Ballkanit.”, -mësohet të jetë shprehur presidenti francez.