Denoncimi i Berishës: Rendi në duart e hajdutëve që bashkëpunojnë me çunat e krimit

Ish-Kryeministri Berisha, ka bërë publik denoncimin e një banori të fshatit Bubullimë në Lushnjë, i cili shkruan se policia bashkëpunon me hajdutët në vjedhjen.
Sipas banorit, në këtë fshat janë vjedhur 14 lopë ndërsa policia ndihmon hajdutët duke mos vepruar. Banori shton se vjedhjet janë masive në fshatrat e Lushnjës dhe se fermerët janë të detyruar të bëjnë roje vetë përgjatë gjithë natës.
Postimi i Berishës
Ne Lushnje rendi ne duar te hajduteve qe bashkepunojne me çunat e krimit!
Fermeri dixhital denoncon:
-Vjedhjet masive gjate nates ne fshatrat e Lushnjes.
-Vetem ne fshatin Bubullime jane vjedhur 14 lope!
-Policia sipas banoreve bashkjeton dhe ndan trofete e vjedhjeve me hajdutet
-Fermeret detyrohen te bejne roje vet naten ne fshat!
Lexoni mesazhin e fermerit dixhital. sb
“persh zoti berisha..ne shum raste nuk te kam besuar kur beje denoncime per policin e shtetit por tani e kam kuptuar qe paske pasur te drejt.. jam 1 banor i fshatit bubullime lushnje pernat po na vijn hajdutet per te vjedhur edhe kur policia eshte ne qarkullim ne fshat nuk e kuptoj sesi e marin guximin per te vjedhur ose policia ka gisht me hajdutin dhe i marin bashk me hajdutet..po rrim gjith naten zgjuar po i ruajm vet pasi nuk kemi me besim tek policia.deri tani ne njesin administrative bubullime jan vjedhur 14 lope te cilet fshataret tek ato i kan syte se mbajn familjen me buke.duhet ber dicka pasi po na rjepin te garantoj qe hajdutet jan me shum se 10 veta eshte grup i madh. anonim pasi e lexon hajduti edhe po me vjen edhe mua per te vjedhur.Video eshte ber ne fshatin bubullime lushnje..tregon ruajtjen qe bejn fshataret naten per te ruajtur bagetite pasi policia nuk po na pergjigjet… besojm se kan gisht ne keto vjedhje pasi nuk besojme qe te vij fugonat naten edhe te ngarkojne nga 5 lope kur policia eshte ne qarkullim ne fshat..te kam nis sms me par edhe te kam treguar gjithcka”.