Çfarë po ndodh në botë? Pistat përse po vriten gazetarët

Mbrëmjen e djeshme reporteri investigativ rus, Maxim Borodin u gjet i vdekur nga fqinjët e tij i vdekur. Borodin gjatë muajve të fundit kishte publikuar artikuj mbi vdekjen e mervenarëve rus në Siri. Kjo është edhe pista kryesore e hetimeve, pasi dyshohet se ai mund të jetë hequr qafe.
Borodin u gjet i lënduar me plag të shumëta, poshtë banesës së tij  por nuk u gjet asnjë letër vetëvrasje. Kryeredaktori, ku punonte Borodin është shprehur se ai nuk kishte asnjë arsye për të vrarë veten.
Por në të njëjtën ditë kur Maxim Borodin u gjet i lënduar me vdekje, redaktori i një gazete zyrtare rajonale u sulmua në Jekaterinburg.
Nga ana tjetër e botës edhe një gazetare tjetër u gjet e vdekur. Karla Lisseth Turcios, një nga gazetaret më në zë në El Salvador, është rrëmbyer dhe më pas është vrarë. Trupi i gazetares është gjetur mbrëmjen e kaluar pranë një autostrade, në afërsi të San Salvadorit.
Përse po vriten gazetarët nëpër botë?
Si Maxim Borodin dhe Karla Lisseth Turcios kishin shkruar artikuj që preknin korrupsionin në vendet e tyre. Por a janë këto dy vrasjet e vetme të gazetarëve? Përgjigja për këtë është jo.
Sjellim këtu në vëmendjen vrasjen e gazetares nga Malta.  Daphne Caruana Galizia, e cila u vra vitin e kaluar, pasi ishte duke punuar mbi një shkrim investigativ  kundër korrupsionit në nivel të lartë dhe krimit të organizuar. Madje, ajo me artikujt e saj shkaktoi edhe rrëzimin e qeverisë së shkuar në Maltë. Në makinë e gazetares 53-vjeçare u vendos eksploziv.

Edhe gazetari Oles Buzyna nga Ukraina u gjet i vdekur në shtëpinë e tij para 3 vitesh. Edhe ai u vra sepse ishte duke investiguar mbi politikanët.
Rikthehemi sërish në Rusi  ku rastet janë akoma më të shumtë
Anna Politkovskaya një nga gazetaret më të njohura ruse , u qëllua për vdekje në një ashensor në bllokun e saj të banesave më 2006. Politkovskaya publikoi artikuj mbi abuzimet ruse të të drejtave të njeriut në Çeçeni. Raportet e Anna Politkovskaya ishin shumë kritike ndaj Presidentit Vladimir Putin.
Dy vjet më vonë, gazetari Mikhail Beketov u dëmtua në tru. Ai kishte shkruar mbi korrupsionin dhe luftoi kundër shkatërrimit të pyllit Khimki sepse ishte marrë vendimi nga qeveria për t’u ndërtuar një autostradë aty.
Oleg Kashin, u plagos rëndë në një sulm në Moskë më 2010. Ai kishte raportuar për protesta kundër autostradës së pyllit Khimki. Duhet thënë se është i vetmi gazetar që shpëtoi sulmit i gjallë.
Po në Ballkan a janë vrarë gazetar?
Nuk ka shumë kohë që nga vrasja e gazetarit sllovak , Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij Martina Kusnirova Kuçak. Gazetari 27-vjeçar ishte duke hetuar mbi korrupsioni, por edhe kishte gjetur lidhje midis politikës në shtetin e tij me krimin e organizuar italian./ Hashtag.al