Solidariteti për 11 kuksianët e burgosur i kalon kufijtë, ja nisma e “Biznesit për Biznesin”

Dy ditë më parë, gjykata vendosi për të lënë në qeli 11 kuksianët e arrestuar pas protestës së zhvilluar në “Rrugën e Kombit”.
Ndërkohë për protestuesit e Kukësit që janë në burg, shoqata “Biznesi për Biznesin” ka njoftuar se do të hapë një numër llogarie për të gjithë familjarët e të arrestuarve gjatë protestës në Kukës.
Shoqata bën me dije se në mbështetje të kauzës së drejtë të protestuesve u kërkon bizneseve dhe qytetarëve në Shqipëri dhe Diasporë të japin kontributin e tyre.
“Shoqata Biznesi për Biznesin, me vendim të bordit drejtues nr.13. dt.05.04.2018 ka vendosur të hapë një numër llogarie bankare për mbledhjen e fondeve në ndihmë të familjeve të personave të ndaluar në protestën për rrugën e kombit, e cila do të publikohet në media dhe rrjete sociale.
Duke shprehur vazhdimësinë e mbështetjes tonë për kauzën e drejtë të protestuesve, u kërkojmë të gjithë bizneseve, qytetarëve në Shqipëri, Kosovë e disporë që të kontribuojnë”, thuhet në njoftimin e shoqatës, kryetar i së cilës është Sokol Kolgjini.

biznesii