Kryemadhi: Rama, edhe i sëmurë edhe kriminel, është nën efektin e substancave narkotike

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se ambasadorët e huaj e shfrytëzojnë vendin tonë për axhendat e tyre. Në një intervistë dhënë në studion e emisionit “Të paekspozuarit” në TCH ajo nuk i kurseu batutat për diplomatët e huaj.
“Ambasadorët e shohin Shqipërinë si një axhendë. E shijojnë Shqipërinë me të mirat e saj. Vijnë duke qarë në Shqipëri sepse e mendojnë një vend të varfër, por edhe kur ikin, prapë duke qarë” – tha Kryemadhi duke lënë të kuptohet se diplomatët e huaj përfitojnë personalisht nga qëndrimi në Shqipëri.
Në emisionin e së enjtes ajo bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Rama.
“Rama ka makthe dhe frikëra. Rama është një personazh shumë i çuditshëm, dhe nuk e kam kuptuar asnjëherë Ilir Metën se si ia ka dhënë dorën, që kur e propozoi si kryetar bashkie, pasi e pa si model të ri.
Ai ka problem me sjelljen dhe jetën e tij, dhe makthet dhe frikërat që ai i ndërton në ambientin e tij ku rrethohet. Rama është edhe fëmijë, edhe burrë, edhe i sëmurë, edhe kriminel. Është edhe nën efektin e substancave” – tha Kryemadhi.