Ballina Politikë Lu nuk i përgjigjet pyetjes pse heshti për mbjelljen e Shqipërisë me...

Lu nuk i përgjigjet pyetjes pse heshti për mbjelljen e Shqipërisë me drogë

Ambasadori amerikan, Lu nuk ju përgjigj pyetjes të gazetarit Fevziu se përse ai nuk reagoi asnjëherë për mbjelljen e të gjithë vendit me drogë në vitin 2016. Lu tha në fillim të përgjigjes se do t’i përgjigjes kësaj pyetje, por më pas e anashkaloi përgjigjen. Ai tha se për këtë çështje foli opozita dhe se kjo ishte një sukses i opozitës, por nuk tha se përse heshti ambasadori amerikan. Ajo që e dinë të gjithë shqiptarët është fakti se opozita e denoncoi këtë inkriminim masiv të qeverisë me drogën, por ajo që nuk dinë dhe duket se do të vazhdojë të mbetet pa një përgjigje zyrtare është se përse nuk foli ambasadori amerikan?

Ambasadori Lu: Më lejoni të kthehem pak prapa pyetjes tuaj. Do t’i përgjigjem edhe asaj, por më lejoni të them diçka më parë. Opozita bëri diçka shumë efikasë në këtë rast. Opozita e ngriti këtë çështje me zë të lartë dhe të qartë për muaj të tërë, dhe opozita e solli çështjen e mbjelljes së hashashir dhe trafikimit të paligjshëm në qendër të axhendës kombëtare. Ky është një sukses i opozitës, madje kam dëgjuar edhe njerëz nga Partia Socialiste ta pranojnë që kjo është e vërtetë. Së dyti, Ambasada e SHBA, Delegacioni i BE, shumë, shumë vende anëtare të BE, kanë vijuar në publik dhe privatisht të shtyjnë qeverinë për të marrë masa dhe në fakt kemi parë veprime. Ndryshimi midis kultivimit nga 2016-a në 2017-ën është 99% përmirësim. Dhe kjo nuk është vërtetuar nga unë, as nga Edi Rama, por nga Guardia di Finanza që fluturon aeroplanët mbi vendin tuaj. Përparimi i bërë është shumë mbresëlënës, por ajo që unë them sot është se ky përparim do të humbasë nëse njerëzit që janë përgjegjës për kultivimin e kanabisit, peshqit e mëdhenj, nuk futen në burg. Dhe nëse ata nuk futen në burg, kultivimi i kanabisit do të vazhdojë, por edhe do të ketë rritje në trafikun e heroinës dhe kokainës. Ngarkesa prej 613 kg, sasia më e madhe e kokainës që është kapur ndonjëherë në këtë vend, është prova se kjo po kthehet në një rrugë për trafikun e paligjshëm të kokainës dhe heroinës. Kjo do të jetë shkatërruese për shoqërinë shqiptare…

Exit mobile version