Basha thirrje Ramës nga protesta: Liro të burgosurit, hiq taksën e “Rrugës së Kombit”

Rama ka folur për gati 1 orë në Kuvend për tu mbushur mendjen qytetareve pse duhet taksa ne Rrugën e Kombit dhe për të kuksianët që dolën në protestë.
Pasi shprehu “pendesë të madhe” për atë që kishte bërë, Rama tha se që në shkurt e kishte diskutuar me ministrin e tij të Financave!
Por pas deklaratës së Ramës, ka ardhur edhe përgjigja e kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Basha nga Vora ku po merr pjesë në protestën qytetare tha se, “reagimet e Ramës janë të pabesueshme.
Taksa duhet të anulohet tërësisht, shqiptarët paguajnë taksë për të gjithë rrugët.
Duhet të lirohen të arrestuarit dhe duhet të marrë fund ky shtet që është në shërbim të oligarkëve dhe kriminelëve.
Pushteti dhe zyrtarët duhet të kthehen në shërbim të qytetarëve dhe jo të oligarkëve dhe kriminelëve’, tha kreu i PD-së, Luzlim Basha në reagimin e tij.

Reagimi Bashësbasha 3
As nuk është tërhequr as nuk ka thënë se do të tërhiqet. Ka thënë se do ta pezullojë derisa të sqarojë banorët e Kukësit. Kjo nuk është tërheqje, ne kërkojmë heqjen dhe ndalimin e taksës në Rrugën e Kombit. Jemi këtu për të kërkuar lirimin e të gjithë të arrestuarve që u arrestuan dhe dhunuan padrejtësisht.Kjo është përgjigjia që po japin shqiptarët se nuk mund të terrorizosh një popull të tërë. Edi Rama nuk dihet besuar në asgjë që thotë se është një manipulator dhe mashtrues i provuar. Edi Rama nuk mund të ndryshojë se është i kapur nga interesa private dhe kriminale. Në funksion të këtyre interesave Rama ka kapur shtetin ka privatizuar dhe politizuar policinë, prokurorinë dhe gjykatën. Gjithçka çfarë ka ndodhur në këto ditë ja ka çjerrur maskën, ja ka shkatërruar maskën këtij regjimi privat dhe kriminal që është në pushtet. Protesta e qytetarëve jam i bindur se do të vazhdojë për të hequr taksën përfundimisht jo për ta pezulluar atë. Ky është një refuzim qytetarët ndaj padrejtësisë dhe drejtësisë së kapur politike nga Edi Rama.