Ballina Aktualitet Shtyhet seanca për 23 protestuesit, masa e sigurisë do të jepet nesër...

Shtyhet seanca për 23 protestuesit, masa e sigurisë do të jepet nesër në Gjykatën e Kukësit

Shtyhet për nesër dhënia e masës së sigurisë për të 23 të arrestuarit për protesten në Rrugën e Kombit. Prokuroria e Kukësit ka dërguar mëngjesin e sotëm në gjykatë materialet për 24 të arrestuarit, ku ka kërkuar vlerësimin dhe caktimin e masës së sigurisë për ta. Gjykata e Kukesit do te vlerësojë të ligjshëm ose jo urdhërarrestet e prokurorisë për arrestimin e tyre. Të arrestuarit akuzohen nga prokuroria për shkatërrim të pronës, shkatërrim të pronës më zjarr, kundërshtim të punonjësit të rendit publik.
Ndërkohë, është caktuar gjyqtarja që do të marrë në shqyrtim masën e sigurisë për 23 qytetarët e arrestuar pas protestës së zhvilluar në Kukës. Ajo do të jetë Alma Ahmetaj, ndërsa seanca pritet që të fillojë në orën 13:00.
Qindra qytetarë janë ngritur sërish sot në protestë tek Drejtoria e Policisë së Tiranës. Protestuesit kanë bllokuar rrugën duke paraliz\uar qarkullimin e mjeteve. Protestuesit i bëjnë thirrje Ramës të lirojë të burgosurit politikë. Numri i protestuesve sa vjen dhe rritet. Mes protestuesve gjenden dhe deputetë të opozitës, ndërsa policia ka kaluar në gjendje gatishmërie, pasi pritet përshkallëzim i protestës.

Personat që janë në pritje të masës së sigurisë:
-Rasim Koloshi, 23 vjeç, banues në Kukës.
-Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Shaban Selmani, 60 vjeç, banues në Kukës.
-Zenel Matmuja, 48 vjeç, banues në Kukës.
-Adem Duraku, 59 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.
-Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Armand Ademaj, 28 vjeç, banues në Kukës.
-Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.
-Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës.
-Lefter Rexhmati, 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës.
-Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës.
-Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës.
-Shemsi Trota, 54 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës.
-Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.
-Lulëzim Uka, 33 vjeç, banues në Kukës.
-Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në Kukës.
-Ardit Alidini, 21 vjeç, banues në Kukës.
-Fatos Harulla, 33 vjeç, banues në Kukës.
-Sajmir Trota, 33 vjeç, banues në Kukës.
-Lulzim Popa, 60 vjeç, banues në Kukës.
-Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës.
-Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës.

Exit mobile version