Revolta/ Protestuesit bllokojnë Drejtorinë e Policisë: Lironi të burgosurit!

Qindra qytetarë janë ngritur sërish sot në protestë tek Drejtoria e Policisë së Tiranës. Protestuesit kanë bllokuar rrugën duke paralizuar qarkullimin e mjeteve. Protestuesit i bëjnë thirrje Ramës të lirojë të burgosurit politikë. Ata hedhin parrulla kundër qeverisë dhe Ramës. Numri i protestuesve sa vjen dhe rritet.
23 protestuesit e arrestuar tre ditë më parë në protestën për taksën e Rrugës së Kombit, pritej të dilnin sot përpara Gjykatës së Kukësit për t’u njohur me masën e sigurisë.
Pjesa më e madhe e protestuesve, 13 prej tyre ndodhen në Drejtorinë e Policisë në Tiranë. Prokuroria e Kukësit ka dërguar mëngjesin e sotëm në gjykatë materialet për 24 të arrestuarit, ku ka kërkuar vlerësimin dhe caktimin e masës së sigurisë për ta, por seanca ushty për ditën e nesërme. Gjykata e Kukesit do te vlerësojë të ligjshëm ose jo urdhërarrestet e prokurorisë për arrestimin e tyre.
Të arrestuarit ndodhen ende në ambientet e Drejtorisë së policisë së Tiranës. Nuk dihet ende ora se kur do të nisen. Ndërkohë familjarë dhe deputetë të PD-së, ndodhen jashtë ambienteve të kësaj drejtorie. Edhe para gjykatës së Kukësit sot në mëngjes ka familjarë.
Grupi i hetimit, dy prokurorë dhe tre oficerë të policisë gjyqësore të Kukësit që po merren me zbardhjen e ngjarjes moren ne pyetje dje protestuesit qe ndodhen ne ambjentet e paraburgimit ne Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe komisariate.