Revolta nuk ndalet, banorët në Kukës paralajmërojnë bllokim rruge nëse nuk lirohen protestuesit

Gjykata e Kukësit e ka shtyrë dhënien e vendimit për vlerësim mase sigurie për 23 të arrestuarit e protestës në Rrugën e Kombit.
Nga ana tjetër banorët dhe familjarët e të arrestuarve janë mbledhur para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës dhe kërkojnë lirimin e tyre, përndryshe kërcënojnë se do të bllokojnë autostradën.
“Ne kërkojmë të drejtat tona, ne jemi kuksianë, ne jemi bujarë, çdo gjë ka kufi, durimi ka kufi, një minutë dhe sa më shumë ta vonojë aq më shumë do të ketë pasoja, sepse do të marrë përmsa të tjera protesta jonë. Ti lirojë një orë e më parë, ti lirojë sepse do të nisë, protesta në përmasa të tjera jo të qeta.”
Ndërkohë që një banor tjetër i bën thirrje kryeministrit Edi Rama ose t’u vendosë të gjithëve prangat ose të lirojë banorët.
“Ne do të rrimë këtu deri sa vëllezërit tanë do të lirohen. I bëj thirrje Edi Ramës të na vendosë të gjithëve në pranga, o të gjithë brenda o të gjithë jashta. Me Kukësin nuk mund të luaj ai.”