Revolta zbret në rrugët e Tiranës, situata si në vitin 1991

Revolta e Kukësit ka zbritur në rrugët e Tiranës. Rrugët e kryqytetit janë mbushur me parrulla që të kujtojnë revoltën e vitit 1991 kundër diktaturës.
Protesta e qytetarëve të Kukësit dhe e mjaft shqiptarëve të Kosovës ditën e Shtunë në Kalimash, duket se nuk do të mbyllet ashtu siç do të donte Edi Rama, me arrestimet e shumta të policisë të bëra gjatë natës.
Ajo është zhvendosur në Tiranë dhe duket se solidariteti sa vjen e rritet.
Ditën e sotme përveç qindra njerëzve të grumbulluar përball drejtorisë së Policisë në Tiranë të cilët kërkojnë lirimin e të arrestuarve, të tjerë kanë protestuar duke shkruar parulla të shumta nëpër mure dhe ura.
Tekstet e tyre ngjasojnë më së shumti, si në një prag rrëzimi diktature.
“Ju s`keni mjaftueshëm pranga për të gjithë ne’, ‘Kur dhuna bëhet ligj liria është afër’, ‘Liri për Kukësin’, shkruajnë qytetarët e Tiranës.