Ballina Kryesore Kryemadhi: Gratë dhe nënat shqiptare do të rrethojnë gjykatat në Kukës dhe...

Kryemadhi: Gratë dhe nënat shqiptare do të rrethojnë gjykatat në Kukës dhe në Tiranë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi pas takimit në selinë e opozitës, sqaroi se çfarë do të thotë mos bindje civile duke u bërë thirrje edhe gazetarëve të bashkohen. Duke i konsideruar heronjtë e Shqipërisë 23 të arrestuarit për protestën në Rrugën e Kombit, Kryemadhi tha se gratë deh vajzat shqiptare do të jenë nesër përpara gjykatës.
Kryemadhi: Mosbindja qytetare do të thotë të heqësh dorën e Edi Ramës nga xhepi i shqiptarëve.
Mos bindja qytetare është shumë e thjeshtë; t’u heqë litarin që Edi Rama u ka hedhur qytetarëve në qafë dhe që po ua shtrëngon çdo ditë e më shumë.
Mos bindje qytetare do të thotë t’i thuash ik Edi Ramës se boll ua more shpirtin këtij populli kaq të vuajtur.
Ju bëj thirrje ju gazetarëve të bëheni pjesë e kësaj mos bindje qytetare sepse pagat tuaja të vogla janë si pasojë e vjedhjes që bën Edi Rama.
Duke na mbyllur gojën ne, duke ju mbyllur gojën fukarenjve, Edi Rama çdo ditë e më shumë po instalon diktaturën e krimit, të vjedhjes, diktaturën e drogës që shqiptarët çdo ditë e më po e ndjenjë.
Ju bëj thirrje që mos ndaloni dhe bëhuni misionarë të atyre qytetarëve, të atyre 23 të burgosurve që janë sot heronjtë e Shqipërisë dhe mësim për opozitën. Dhe i falenderoj me zemër në emër të të gjithë grave dhe nënave shqiptare që do të jenë atje nesër në dyert e gjykatës në daç në Kukës, në daç në Tiranë, gratë shqiptare do të jenë në përkrahje të atyre burrave që i dhanë dinjitet shqiptarëve, që Edi Rama me një fjalor rrugaçi i fyeu në mënyrën më vulgare.

Exit mobile version