Ballina Politikë Basha nga Shkodra: Po troket ora për betejë vendimtare, Kukësi vetëm fillimi,...

Basha nga Shkodra: Po troket ora për betejë vendimtare, Kukësi vetëm fillimi, Rama ka hasmëri me Veriun

Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi nga Shkodra se opozita do të udhëheqë betejën vendimtare ndaj bandës në pushtet. Basha ka deklaruar se Rama i ka bërë llogaritë gabim me Kuksianët dhe shqiptarët. Ai deklaroi se ajo që ka nisur në Kukës është vetëm fillimi dhe se hapa të tjerë të fortë do të ndermerren ditët e ardhshme. Basha tha se Rama ka një urrejtje dhe hasmëri me Veriun e vendit. Nuk ëhstë vetëm Kukësi që i vendoset trau, por edhe Shkodra që nuk ka marrë asnjë ndihmë nga përmbytjet.
Nga memoriali i 4 Dëshmorëve të Demokracisë, Basha tha: “Njesoj si etërit e tij politikë, Edi Rama e ndëshkon Shkodrës, sepse pushteti është për të shtypja dhe shfrytëzimi, arroganca, dhe paraja dhe luksi për të.
Këto ditë kam takuar e biseduar me qindra shkodranë e lezhjanë e mirditorë dhe ju them se me ju është e gjtihë Shqipëria dhe nuk ka rrugë tjetër përveç përballjes me të. Kukësi u përball dhe e ndali të keqen dhe sëbashku me Kukësin do ta ndalim atë. Le të jetë ky nisja e pranverës së madhe që po vjen. Të shkëpusim njëhërë e mirë lidhjet e krimit em politikën.
Basha lëshoi sërish një sërë akuzash ndaj Ramës dhe qeverisë që ai drejton, si e implikuar me krimin dhe trafikun e drogës.

“Në krye të vendit qëndron një bandë kriminale, gjysma e qeverisë është bashkëpunëtore e grupeve kriminale. Rama me Tahirin bashkëpunoi me trafikantët e drogës në Shqipëri, kanë ndërtuar një sistem që një kanë kapur shtetin dhe ekonominë. Nëse nuk çmontohet ky sistem, Shqipëria merr fund.Vendi s’ka perspektivë ekonomike, nuk ka vende pune, nuk ka të ardhme, emigracioni vazhdon të jetë shpresa e shqiptarëve. Ky është muaji ku maska e Ramës ka rënë para çdo shqiptari.
Taksa e pronave, faturat e rritura të ujit e dritave, përjashtimi i familjeve nga skema e ndihmës ekonomike janë aktet e fundit të një grabitqari që pasi vjedh, tallet me popullin.
I them nga Shkodran se i ka bërë hesapet gabim, se ajo që nisi në Kukës nuk do ndalet dhe nuk ka për të ndalur derisa tirania e krimit të rrëzohet. 5 ditë më parë e sfidoi popullin me fjalorin e ndyrë, Kukësi i dha përgjigjen e merituar, s’munden më të pranojnë taksat e rritura.
Sot është e qartë, shqiptarët varfërohen e largohen se banda qeveritare e ramë si grabit. Rama rezervon ndasi, urrejtje e diskriminim. Në këto javë kam takuar banorët të Shkodrës, kuksianë të revoltuar , dua t’ju them se nuk jeni vetëm, me ju është gjithë Shqipëria. Kukësi u përball dhe e ndali të keqen, le të jetë ky një fillim i mbarë i pranverës që po vjen. Detyrë e madhe e PD dhe njerëzve të ndershëm është të shkëpusim lidhjet e politikës me krimin. Një parti demokratike e çliruar nga korrupsioni ka vetëm një interes, atë të njerëzve”, u shpreh Basha.

“Sot është e qartë për të gjithë:
Shqiptarët nuk kanë, shqiptarët varfërohen, shqiptarët largohen sepse
banda qeveritare e Edi Ramës i grabit, shpërdoron, vjedh, diskriminon dhe nuk jep më asnjë shpresë.
Regjimi i Edi Ramës kriminal dhe i korruptuar i Edi Ramës mbjell vetëm varfëri, papunësi, pasiguri. Ndaj Shkodrës, Kukësit dhe Veriut Edi Rama rezervon vetëm ndasi, urrejtje, diskriminim. Shkodra e ka provuar dhe e provon hakmarrjen primitive të Edi Ramës që e përmbyt dhe as nuk merr mundimin ta vizitojë e jo më ta dëmshpërblejë. Që i sa herë ndan fondet e shtetit e diskriminon Shkodrën dhe shkodranët si askënd tjetër.
Njësoj si etërit e tij politikë, Edi Rama beson se pushteti është mbi ligjin, mbi Kushtetutën, mbi liritë e të drejtat, mbi vetë individin dhe qytetarin e lirë. Se pushteti është dhuna, shtypja, poshtërimi, shfrytëzimi, arroganca dhe kërbaci për të tjerët, luksi dhe pasurimi për vete.
Në këto javë kam takuar qindra banorë të Shkodrës të përmbytur dhe të braktisur.
Kam biseduar me ju. Kam takuar kuksianë e mirëditorë të revoltuar. Dua t’ju them nga altari i lirisë, se ju nuk jeni vetëm, me ju është e gjithë Shqipëria. Nuk ka rrugë tjetër për të larguar të keqen përveçse përballjes me të, Kukësi u përball dhe e ndali të keqen.
Së bashku me Kukësin, do ta zbrapsim.

Le të jetë ky, një fillim i mbarë i pranverës që po vjen.
Detyra e madhe e PD dhe të gjithë njerëzve të thjeshtë dhe të ndershëm është për të shkëputur një herë e mirë lidhjet e politikës me krimin dhe lidhjet e qeverisë me oligarkët dhe interesat private në kurriz të popullit.
Një PD e çliruar nga korrupsioni, e çliruar nga krimi, e cliruar nga oligarkët ka vetëm një interes: interesin e njerëzve, interesin e shkodravëve, interesin e shqiptarëve.
Zotohemi së bashku në këtë altar të lirisë se gjithë sa kemi denoncuar si opozitë as nuk do ti falim, as nuk do t’i harrojmë kur të vijë ora e përgjegjësisë së pushtetit: ne nuk do falim askënd që ka bashkëpunuar me krimin, askënd që ka vjedhur dhe grabitur shqiptarët.
Nuk do të ketë politikan nga kryeministri deri tek punonjësit më të thjeshtë të administratës që nuk do japë llogari për vjedhjet, grabitjet, dhunimet që i janë bërë vendit, Kushtetutës dhe ligjit.
Ne do ta çlirojmë ekonominë nga oligarkët e paskrupuj dhe grabitqarë që vjedhin çdo gjë përmes koncesioneve, PPP-ve dhe pazareve me politikanë.
Të zotohemi t’ia heqim lakun në fyt biznesit të vogël, të rikthejmë projektin tonë ekonomik, më modernin në Ballkan, me përjashtimin nga TVSH-ja të gjithë sipërmarrjeve të vogla, me xhiro nën 12 milionë lek të reja në vit. Le të rikthejmë projektin tonë të zhvillimit të sigurtë, me standarde dinjitoze, me paga dhe punësim dinjitoz, me siguri dhe të ardhme për të gjithë qytetarët shqiptarë.
Nga ky vend i shenjtë për të gjithë demokratët dhe shqiptarët e lirë, deklarojmë edhe një herë, si çdo vit, se heronjtë e 2 prillit dhe ëndrrat e tyre janë frymëzimi ynë i pavdekshëm.
Shkodra, është djepi i shpresës dhe besimit, i forcës dhe mençurisë, i kurajos dhe vendosmërisë, ka prapë rolin dhe peshën historike, misionin për t’i prirë që sot betejës për të larguar bandën kriminale dhe për të celur një ditë të re të lirisë për çdo shqiptar e për mbarë Shkodrën”, deklaroi Basha.

Exit mobile version