I vihet flaka kabinave të pagesës, policia provokoi protetuesit duke i goditur

Nuk ndalen protestuesit! I vihet flaka kabinave të pagesës në Rrugën e Kombit. Protetsuesit të vendosur për të mbrojtur për të mos lejuar që rruga të privatizohet nga Rama dhe banda e tij.
Protesta e parashikuar paraditen e sotme në Rrugën e Kombit është përshkallëzuar në dhunë dhe përplasje mes policisë dhe qytetarëve që do të merrnin pjesë në protestë.
“Nuk duam ambulancë, shteti po na vret”,-ka thënë një protestues për Fax Neës.
LSA ka shkrepur disa foto nga konfortimi mes tyre.
Duket qartë dhuna mes tyre, nga njëra anë protestuesit që qëllojnë policinë me gur, dhe kjo e fundit që përdor mbi ta shkopat e gomës.
Protestuesi: “A është mënyra e duhur për të ofenduar popullin për ti thënë organ gjenital i ulur. Ky është popull. Janë 10 euro më larg me spital, me shkollë me të sëmurë, me dasmë, me mort. Me shku me pi një kafe për mort kuksianët duhet të paguajnë 10 euro. Ky nuk është shkatërrim i popullit që ëshët vendosur këtu? Populli ëshët i urtë, ne jemi popull dele, një organ gjenital. Ky reagim është minimal”.

pppp rrugaGazetarja: Do të ketë reagime të tjera
Protestuesi: “Absolutisht. Ku është Mimi Kodheli? Pse nuk flet Mimi Kodheli për takësën që u vendoset kuksianëve, 10 euro? Kuksianët punojnë për 500 lekë në ditë. Si ti paguash? Të vdes xhaxhai në Tiranë. Me të vdek xhaxhai ëshët 10 euro të shkosh të paguash vetëm me shku me pi një kafe”.
Protesta e banorëve të Kukësit e nisur në orën 10: 40 minuta u shoqërua me tensione e përplasje me policinë.
Një kordon policie u mundua fillimisht të pengonte protestuesit t’i afrohen traut. Në këto momente pati konfrontime mes policise me gure e shkopinj gome. Më pas policia u vendos kordon prane traut.
Kjo e fundit eshte vendosur kordon para traut per te penguar demtimin e vendit ku behet pagesa.
Në disa momente ka pasur dhe konfrontime me policinë.
Protestuesit: “Na kanë vënë litarin në fyt. Të heqin traun. Të hiqet trau direkt. Policia na qëlloi me shkopinj gome”.
Protestuesit: “Na kanë vënë litarin në fyt. Të heqin traun. Të hiqet trau direkt. Policia na qëlloi me shkopinj gome”.