Veriu dhe Kosova i vendosin traun Ramës në “Rrugën e Kombit”

Mijëra protestuesit të revoltuar kanë marrë nën kontroll Rrugën e Kombit duke larguar taksidarët e Ramës që i vjedhin shqiptarët përmes kësaj takse dy herë edhe për taksës së rrugës edhe përmes taksës 10 euro për kalim në Rrugën e Kombit. Bashkimi i protetuesve të Kukësit, Hasit, Tropojës dhe qytetave të Kosovës ka sjellë një uragan të fortë rebelimi. Sot Rama është një person i padëshëruar për shqiptarët dhe Veriun e vendin që së bashku me Kososvën pasi kanë rrëzuar trarët e ndarjes mes dy vendeve në të vërtetë i kanë vendosur traun Ramës si një person i padëshëruar për ta.
Protestuesit pasi kanë shkatërruar dhe thyer traun dhe të gjitha sportelet ku kryhet pagesa i kanë vënë flakën sportelet.
Fax Neës raporton se 5 persona kanë mbetur të dëmtuar ndërkohë që sportelet po digjen.
Njëri prej protestuesve është shprehur se ky reagim është minimal, pasi një Kryeministër që e quan popullin organ gjenital e ka shumë pak një reagim të tillë.
A është mënyra e duhur për të ofenduar popullin për ti thënë organ gjenital i ulur. Ky është popull. Janë 10 euro më larg me spital, me shkollë me të sëmurë, me dasmë, me mort. Me shku me pi një kafe për mort kuksianët duhet të paguajnë 10 euro. Ky nuk është shkatërrim i popullit që ëshët vendosur këtu? Populli ëshët i urtë, ne jemi popull dele, një organ gjenital. Ky reagim është minimal.”ka thënë protestuesi.