Reagimi i arkitektit të “Rrugës së Kombit”, Berisha: Populli i thotë JO ‘plaçkës Rama’!

Ish-Kryeministri Berisha dhe arkitekti i Rrugës së Kombit, përmes një postimi të shkurtër në facebook ka reaguar për protestën qytetare në Rrugën e Kombit që i ka vënë flakën koncesionarit që taksonte shqiptarët për kalimin në këtë rrugë. “Protesta te fuqishme kunder ‘plaçkes Rama’ ne Rrugen e Kombit, dhune e turpshme policore ndaj protesuesve, shume qytetare te plagosur”, shkruan Berisha në facebook. Reagimi i Berishës ka ardhur vetëm pak momente pas kërcënimit që Rama i bëri përmes Facebookut protestuesve.

Populli i thote JO ‘plaçkes Rama’!Protesta te fuqishme kunder ‘plaçkes Rama’ ne Rrugen e Kombit, dhune e turpshme policore ndaj protesuesve, shume qytetare te plagosur. sb

Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 31. März 2018