Protestuesit nuk ndalen, Shqipëri-Kosovë rrëzojnë fundërrinën e kombit

Protesta e sotme që vazhdon të Kukës në të vërtetë ka rrëzuar fundërrinën e kombit, i cili në mënyrë arrogante mendonte se mund të bënte çfarë të donte me shqiptarët duke i vendosur taksa ndër më të lartat dhe duke i vendosur. Situata në Rrugën e Kombit është ajo ku populli vendos të ngrihet duke mos pyetur për pushtat e pushtetit.
Protestuesit thanë se ishin nisur për protest qytetare, por ata janë provokuar nga policia, e cila i ka goditur protestuesit ndërsa i afroheshin trarëve të pagesës. Kjo ka sjellë reagimin e fortë të qytetarëve, të cilët menjëherë kanë reaguar me mjetet rrethanore duke goditur policinë.
Protestuesit: “Me shku me pi një kafe për mort kuksianët duhet të paguajnë 10 euro. Ky nuk është shkatërrim i popullit që ëshët vendosur këtu? Populli ëshët i urtë, ne jemi popull dele, një organ gjenital. Ky reagim është minimal. Ku është Mimi Kodheli? Pse nuk flet Mimi Kodheli për takësën që u vendoset kuksianëve, 10 euro? Kuksianët punojnë për 500 lekë në ditë. Si ti paguash? Të vdes xhaxhai në Tiranë. Me të vdek xhaxhai ëshët 10 euro të shkosh të paguash vetëm me shku me pi një kafe.”
Protesta e banorëve të Kukësit e nisur në orën 10: 40 minuta u shoqërua me tensione e përplasje me policinë. Një kordon policie u mundua fillimisht të pengonte protestuesit t’i afrohen traut. Në këto momente pati konfrontime mes policise me gure e shkopinj gome.
Më pas policia u vendos kordon prane traut. Kjo e fundit eshte vendosur kordon para traut per te penguar demtimin e vendit ku behet pagesa. Në disa momente ka pasur dhe konfrontime me policinë.