Studentët denoncojnë skandalin! Ish-burri i gruas së Kryeministrit, 700 euro për një provim

Studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës kanë denoncuar dje fenomenin e mitmarrjes nga ana e pedagogut Thanas Xhillari. Me pankarta “boll i zhvatët studentët”, “mrs. 700 eurosh”, aktivistë të Lëvizjes për Universitetit kanë kërkuar dhënien fund të fenomenit të shëmtuar nga ana e pedagogëve.
Thanas Xhillari nuk është një emër i panjohur, ai është ish-bashkëshorti i Linda Ramës, gruas së kryeministrit të vendit Edi Rama. Linda Rama dhe Thanas Xhillari janë prindër të një vajze, Reas, ndërsa i kanë dhënë fund martesës rreth 10 vite më parë.
Xhillari është pedagog në departamentin e matematikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.
Po ashtu ai ka dhënë më herët mësim nën Universitetin e Elbasanit, ‘’Aleksandër Xhuvani”.
Më herët Xhillari është denoncuar dhe nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili shprehej se kryeministri Rama e kishte emëruar atë si anëtar në Këshillin Mbikëqyrës të sh.a. “Prodhim veshje Ushtarake” në Tiranë.