Skandal, Rama shkrin Prokurorinë e Krimeve të Rënda‎ që hetonte Tahirin

Nga Oerd Bylykbashi

Kur plasen pergjimet e Habilajve qe implikonin Tahirin, e pasi Prokuroria e Krimeve te Renda kerkoi arrestimin e tij, ne fillim Edi Rama sulmoi prokuroret e Krimeve te Renda si “veriore”.
Me pas, Edi Rama‎ urdheroi deputetet e tij te kthenin ‎Parlamentin ne gjykate e te refuzonin kerkesen e Prokurorise se Krimeve te Renda per arrestim te Tahirajt.
Me pas Edi Rama urdheroi ekstradimin e Seitajt, ‎deshmitarit kyc kunder Tahirit, qe ta linte Prokurorine e Krimeve te Renda me duar bosh.
Me pas Edi Rama urdheroi Fatmir Xhafen‎ dhe Arta Markun qe te krijonin task-forca ne prokurorite e rretheve per hetimin e krimit te organizuar, duke i marre de facto kompetencen Prokurorise se Krimeve te Renda. Pra i priste kembet.
Me pas Gjykata e Larte, ne grahmat e fundit para se te mbylle kanatat perpara presionit te Kryeministrit,si Gjykata Kushtetuese, me nje vendim vendosi qe krimet e renda ne te cilat nuk ka grup te strukturuar kriminal, t’i kalojne prokurorive dhe gjykatave te rretheve qe kontrollon drejtperdrejt Prokurorja Provizore. Me kete akt, Krimet e Renda kane mbetur pa pune. Nje investim gjigand me miliona euro, qe ka cuar pas hekurave qindra kriminele, sot eshte hedhur ne plehra. Pasoja: 613 kg kokaine te Maminasit transferohen nga Krimet e Renda ne prokurorine e Durresit. Fundja c’grup i strukturuar kriminal ishte ai?! Nje shofer, nje punonjes dhe administrator i kishin sjelle 613 kg kokaine.
Ne fund, Krimet e Renda do te zevendesohen nga SPAK, me kismet kur ky i fundit te ngrihet. Deri atehere kane ngelur duarbosh. Si nje luan pa dhembe.
Pas mbylljes se Gjykates Kushtetuese, rrenimit te Gjykates se Larte, de facto u mbyll edhe Gjykata dhe Prokuroria e Krimeve te Renda. Fale Edi Rames reformator. Kush guxon e kundershton apo i hap probleme Kryeministrit, shpejt do te perballet me vitingun.