Mbrojtësi i AC Milan shkon në Amerikë

Sezoni i Andrea Conti me Milan është mbyllur përfundimisht. Mbrojtësi i djathtë, që ka pësuar një ndrydhje në gjurin që kishte operuar gjashtë muaj më parë ka fluturuar drejt Pittsburgh në SHBA për t’u nënshtruar një vizite nga specialisti, i një kirurgu që operoi Zlatan Ibrahimoviç. Pasi të përcaktohet shkalla e dëmtimit do të komunikohet edhe koha kur Conti mund të rinisë stërvitjen, por që nuk do të jetë më shpejt se dy muaj.
Dëmtimi i dytë erdhi pikërisht në momentin që rikthimi i tij ishte shumë pranë. Conti u grumbullua në ndeshjen e fundit të luajtur kundër Chievo dhe për 60 minuta luajti kundër Milan U-19, duke lënë një përshtypje të mirë dhe Gattuso nisi të mendojë për aktivizimin e tij në derbin e 4 prillit. Gjithsesi, pas gjashtë muajsh Conti kishte gjetur buzëqeshjen dhe fanellën kuqezi, por tani erdhi kjo ndalesë që i mbylli sezonin para kohe.