Karteli i kokainës “Xibraka”/ Nipi i ish-diktatorit Hoxha drejt lirimit nga burgu

Nipi i ish-diktatorit Hoxha, Ermal Hoxha dhe grupi i personave të fabrikës që përpunonte kokainë në Xibrakë kanë kërkuar rekurs të vendimit për dënimin e tyre në Gjykatën e Lartë. Gjykata e Krimeve të Rënda liroi vitin e kaluar Kelmend Dalipin, njërin prej të arrestuarve dhe të dënuarve për dosjen e Xibrakës. Dalipi u lirua me pretendimin se sishte i sëmurë, ndërsa tani pritet edhe lirimi i ish-diktatorit Hoxha me të njëjtën mënyrë manipulimi.
9 të pandehurit e dosjes ‘Xibraka’ që nga vëllezërit Klemend dhe Arjan Dalipi, e deri tek Ilir Hyseni, Sajmir Tabaku, Gentjan Gjonaj, Genci Xhixha, dhe kolumbianët Valter Moreno e Cesar Gutierrez, bashkë me Ermal Hoxhën u deklaruan fajtorë nga Krimet e Rënda dhe u dënuan me 104 vite burg në total.
Në nëntor 2017, Apeli i Krimeve të Rënda ua uli ndjeshëm dënimet, pasi pranoi zbatimin e gjykimit të shkurtuar, duke i ulur cdo të pandehuri një të tretën e masës së dënimit. Ata nuk e kanë pranuar dënimin dhe kanë dorëzuar kërkesën për pafajësi.
Dosja e tyre tashmë e regjistruar në Gjykatën e Lartë, pritet të shqyrtohet nga një Kolegj Penal i kryesuar nga gjyqtari, Artan Zeneli.
Nga informacionet Prokuroria nuk e ka kundërshtuar vendimin e dhënë për ta, ndërsa të vendimi i Apelit është kundërshtuar edhe nga të pandehurit Klement e Arjan Dalipi.
Në muajin nëntor të vitit të kaluar Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda pranoi kërkesën e nëntë të pandeheurve për dosjen “Xibraka”, të cilëve iu njoh gjykimi i shkurtuar.

Rrjedhimisht, sipas trupës gjyqësore të Apelit, nga aplikimi i gjykimit të shkurtuar secili nga të pandehurit përfitoi një të tretën e uljes së dënimit.
Mes të shpallurve fajtorë është edhe Ermal Hoxha, nipi i dikatorit, të cilit nga 10 vite burg që vendosi shkalla e parë, nga Apeli iu dha dënimi me 6 vjet e 8 muaj burgim.
Për të kërkuarin nga drejtësia Genci Xhixha dhe për Saimir Batkun gjykata vendosi 8 vjet e 7 muaj burgim, ndërkohë që për Gentian Gjonajn dhe Klement Dalipin nga 7 vjet e 3 muaj burgim.
Pesë muaj më parë shkalla e parë vendosi 104 vite burgim për të akuzuarit, mes tyre edhe kolumbianët Cezar Avila, i dënuar nga Apeli me 6 vjet e 8 muaj burgim dhe Valter Moreno, i dënuar po nga Apeli me 8 vjet burgim.
Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton e provuar se të pandehurit kanë krijuar një grup të strukturuar kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike, në kuadër të të cilit ata kanë importuar në territorin e Republikës së Shqipërisë një sasi lënde në përmbajtje të së cilës ka qenë e fshehur kokainë. Për ekstraktimin e saj, ata kanë ngritur edhe një laborator ku përpunohej lënda bazë që përmbante kokainën deri sa nxirrej në formën e saj përfundimtare, e gatshme për t’u shitur në treg apo trafikuar.