Sot nis beteja për 7 kullat prapa Teatrit Kombëtar, Ministrisa e Kulturës blen pronat

Ditën e sotme është parashikuar mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës për të diskutuar dhe votuar edhe kalimin e tokës pas Teatrit Kombëtar në varësi të Ministrisë së Kulturës, zonë e cila më pas siç dihet do të shkojë në duart e ndërtuesve që do të bëjnë godinën e Teatrit, e si përfitim do të marrin lejen për ndërtimin e disa kullave, 7 në total.
Këshilltari demokrat Fabian Topollaj shprehet në rrjetin social se, opozita në Këshillin Bashkiak duhet të jetë e bashkuar pasi duhet të bllokojë aferën e ndërtimit kolosal pas godinës së Teatrit Kombëtar. Që maxhoranca të kalojë projektvendimin duhen 3/5 e votave, ose konkretisht 37 vota.
Aktualisht në Këshillin Bashkiak PS zotëron 25 vota, LSI 4 e PR-ja 1. PDIU ka 3 vota ndërsa FRD një votë. Por se çfarë do të ndodhë nesër dhe a do të bëjë të mundur Veliaj “mbledhjen” e votave, kjo mbetet për t’u zbuluar të mërkurën.