Si arrestoi policia Krajën pse nuk pranoi t’ia shiste drogën me 100 euro kg Kryebashkiakut të Ramës dhe inspektorit të policisë

Artan Kraja është arrestuar ditën e djeshme nga policia pasi nuk kishte pranuar që t’ia shiste drogën kryetarit të bashkisë Krujë, Artur Bushi dhe inspektorit të policisë. Denoncimi është bërë nga një qytetar, icili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha.
“Lexoni te verteten e arrestimit dje te Artan Krajes nga Narkopolicia! Qytetari dixhital informon:
Artani u arrestua pas nuk pranoi ti shese kanabisin: te derguarit te Artur Bushit as dhe inspektorit te zones.
Lexoni mesazhin e tij”, shkruan Berisha.
“Mire mbrema z Berisha te lutem anonim. Lajmi per arrestimin e shtetasit Artan Kraja ne fshatin Halil dje mbasdite eshte arrestim i paralajmeruar se ky shtetas pasi kishte mbjelle me grupin e tij dy vite rresht hashash dhe kishte paguar 100000 euro per lejen tek shefat e komisariatit Kruje e kryetarit te bashkise Kruje, z Artur Bushi, keta ishin ne dijeni per gjendjen e hashashit ne shtepin e tij.
Para 3 ditesh ketij shtetasi i ka shkuar nje i aferm i krytarit te bashkis z artur bushi dhe i njohur me drejtuesit e komisariatit te policise kruje i ka kerkuar per tia blere hashashin me 100 euro kg por nuk eshte rene dakort. Dje para dite shtetasin e arrestuar e ka thirrur inspektori i zones, i ka kerkuar 20000 euro per te mos e ngacmuar e ky s’ka peanuar duke i thene se une kam paguar 100000 euro dhe akoma s’e kam shitur dhe nuk kam nxjerre leket qe kam hedhur per kete pune.
Mbas dite atij i mberriti policia ne shpi qe e kishte lejuar per ta mbjelle e vjele kundrejt 30%. Eshte i 5 rast qe policet gjurmojne duke prere ne bese ose duke u marre hashin njerezve qe vete i kane lejuar. Shume qyrerare qe mbollen hashash jane te mbytur ne borxhe te fajdexhijte dhe tek bankat qe dhane kredi per mbjelljen e hashashit”, shkruan qytetari.