Ballina Politikë Gati ndërtimi i kullave tek Teatri, Bashkia i kalon ministrisë dokumentat

Gati ndërtimi i kullave tek Teatri, Bashkia i kalon ministrisë dokumentat

Bashkia e Tiranës pritet të kalojë projektvendimin për kalimin në pronësi të një sipërfaqeje prej 235 metra katror Ministrisë së Kulturës, që i hap rrugën projektit për rehabilitimin e Teatrit Kombëtar. Sipas deklarimeve të mëparshme, parashikohet ndërtimi i një teatri të ri përmes formës së partneritetit publik privat. Ky projekt është shoqëruar me debate për shkak se, nëse do të ndërtohet nga privati, ky i fundit në këmbim do të shfrytëzojë një pjesë të sipërfaqes pas Teatrit për ndërtimin e pallateve shumëkatëshe.
Sipas relacionit të Bashkisë për vendimin “Për dhënien e pëlqimit për kalimin në pronësi në favor të Ministrisë së Kulturës, të sipërfaqes prej 235 m2, pjesë e pasurisë Nr. 1/256, me sipërfaqe 1644 (një mijë e gjashtëqind e dyzetekatër) m2, me vendndodhje në Zonën Kadastrale Nr. 8150”, pranë Bashkisë së Tiranës është paraqitur shkresa të Ministrisë së Kulturës 6622, date 10.10.2017 “Njoftim për fillim të procesit të shpronësimit për interes publik për zbatimin e projektit “Rehabilitimi i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor”. Po kështu, në vijim të këtij projekti, Ministria e Kulturës, ka kërkuar vënie në dispozicion të sipërfaqeve të caktuara në pronësi të QTZHK, ku dhe Bashkia e Tiranës është ortake në këtë shoqëri, me qëllim zbatimin e Projektit të mësipërm. Duke qenë, se prona për të cilën i kalohet Ministrisë së Kulturës për zhvillimin e projektit të saj, është pjesë e pasurisë I /256, ndodhur në Zonën Kadastrale 8150, pronë e cila i është transferuar Bashkisë së Tiranës, sipas vendimit të Këshillit te Ministrave Nr. 760/2017 dhe kalimi i një pjesë të kësaj pasurie prej 235 m2 nuk e cenon aspak veprimtarinë e qytetit dhe funksionin për të cilën është kërkuar transferimi nga Bashkia. Po kështu, në rolin e ortakut, Bashkia Tiranë në mbrojtje edhe të interesit të shoqërisë ku ajo zotëron pothuajse gjysmën e kuotave të shoqërisë Qendra Tregtare për Zhvillim Kulturor shpk, nisur nga kërkesa për shpronësim e Ministrisë së Kulturës të një pjese të sipërfaqes trualli të kësaj shoqërie, e shikon si një zgjidhje adekuate, kalimin e pronësisë për sipërfaqen e cituar në këtë vendim.

Me Ministrinë e Kulturës është dakordësuar që në zbatim të projektit “Rehabilitimi i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor”, për realizimin e një dhome teknike në zbatim të tij, Bashkia e Tiranës të transferojë në pronësi të Ministrisë një sipërfaqe prej 235 1112, pjesë e pasurisë Nr. 1/256, me sipërfaqe 1644 (një mijë e gjashtëqind e dyzetekatër) 1112, me vendndodhje nëZonën Kadastrale Nr. 8150, vërtetuar sipas çertifikatës së pronësisë Nr. 1517047, të lëshuar më datë 09.02.2018.
Nga verifikimi i dokumentacionit hartografik ligjor, rezulton se pasuria me Nr. 1/256, e ndodhur ne ZK.8150, regjistruar në volum 21, faqe 41, me adresë rruga “28 Nëntori”, sipërfaqe totale trualli 1644 është transferuar në listën e pronave të Bashkisë sëTiranës me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 760, datë 20.12.2017 “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të Njësisë Administrative Tiranë, të disa pronave me vendndodhje në Zonat Kadastrale 8250, 8240, 8190, 8150”. Ky vendim i Këshillit të Ministrave ka ardhur si rezultat e procedurës së ndjekur me Ministrinë e Brendshme, nëpërmjet Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr. 77, date 26.07.2017 për “Miratimin e kërkesës për transferimin në pronësi të Bashkisë Tirane të disa pronave të paluajtshme shtetërore që do të përdoren për ushtrimin e detyrave të saj funksionale në fushën e zhvillimit urban dhe instrumenteve të planifikimit të territorit, si dhe përdorimit sa më efikas të tij”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

 

Exit mobile version