Vasili: Rama mashtroi turpshëm për kokainën

Kryetari i Grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, akuzoi Kryeministrin Edi Rama si një gënjeshtar të paepur lidhur me 613 kg kokainë të sekuestruar pak javë më parë në Portin e Durrësit. Vasili tha se, Rama e ka gënjeshtrën mënyrë jetese. Për të provuar akuzat e tij, Vasili ka bërë një krahasim mes deklaratave të Kryeministrit pas sekuestrimit të kokainës me ato në median gjermane.

Postimi i Petrit Vasilit
Kryeministri për 613 kg e kokainësështë vetëm një gënjeshtar i paepur, sigurisht nga halli….
Të gjithë shqiptarët e dëgjuan se çfarë tha kryeministri për 613 kg kokainë lidhur me mbështetjen e ndërkombëtarëve lidhur me kapjen e saj. Që kryeministri është gënjeshtar i paepur dhe që gënjeshtrën e ka mënyrë jetese po jua lë juve ta gjykoni.Por është halli i madh,që do merret vesh shpejt që e detyron të gënjeje.
Ja çfarë i thotë tani kryeministrit medias gjermane “DIE WELT”: “Dy javë më parë, sekuestruam 600 kilogramë kokainë në bashkëpunim me autoritetet italiane”.
Ja çfarë deklaronte kryeministri disa javë më parë kur u kap droga: “Fakti që ky operacion është zhvilluar i gjithi në territorin e vendit, pa asnjë sinjalizim nga vendet europiane ku ngarkesa ka udhëtuar përpara se sa të hynte në Portin e Durrësit, ka domethënien e rëndësishme të forcës ligjzbatuese që disponojmë sot”.
Ja,në duart e ç’gënjeshtari është Shqipëria.