Shqipëria dhe Kosova “si në gjendje lufte”, ministri Gjiknuri nuk pret në takim ministrin e Kosovës për taksën e Rrugës së Kombit

Në lidhje të direkte për Fax News, ministri i infrastrukturës së Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se nuk po arrin dot të kontaktojë drejtpërdrejtë me ministrit Gjiknuri për çështjen e taksës në rrugën e kombit. Si rrjedhim ai u takua pasditen e sotme me ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini për të folur mbi taksën në Rrugën e Kombit
“Në pamundësi të një kontakti me Gjiknurin, u detyrova të takoj ambasadorin Ukshini për të folur për vendimin e qeverisë shqiptare”, tha Pal Lekaj.
Ministri Lekaj tha se pala kosovare do të donte të ishte pjesë e bisedimeve. Ai u shpreh se nuk janë kundër idesë së taksës por do të ishte mirë me një tarifë më të ulët.
Edhe ne do të vendosim taksë por me çmim shumë më të ulët. Vendosja e taksës do të ndikojë negativisht në ekonomi sidomos tek biznesi që e kryen më shpesh atë rrugë dhe tek operatorët turistikë.
Ministri Pal Lekaj tha se qeveria e Kosovës është në bisedime me biznesin, pasi taksa e re e Rrugës së Kombit do të ketë ndikimin e vet edhe në biznes.