Rama rikthen Brisedën, si ruajtëse të bregut, pas Hysenit që grabiti 11 mijë m2 në Dhërmi

E cilësuar si ‘bleta punëtore’ e Rilindjes, Briseida Shehaj është rikthyer sërish në vëmendje të publikut. Asaj i është besuar drejtimi i Task Forcës për Bregdetin, që u ngrit pak kohë më parë nga qeveria. Emri i Shehajt u përmend në deklaratën e sotme të kreut të ALUIZNI-t, Artan Lame, i cili ndër të tjera tha se janë vërejtur fenomene korruptive gjatë kontrolleve të kryera nga Hipotekat në lidhje me regjistrimet e akteve të marrjes së titujve të pronësisë. Lame tha se materialet do të vihen në dispozicion të Taks Forcës që sot e tutje do të drejtohet nga Shehaj. Ky emërim i saj vjen në një kohë kur qeveria ka stopuar dhënien e titujve të pronësisë për tokat në bregdet, me pretendimin për të frenuar abuzimet dhe mbrojtur investitorët strategjikë. Por nuk është e qartë ende nëse ajo vazhdon ta mbajë apo jo detyrën e drejtoreshës së AIDA-s. Shehaj u bë e njohur pas emërimit si drejtorëshë e përgjithshme e Tatimeve. Më pas kaloi në postin e zv.ministres së Ekonomisë, ku qëndroi pak kohë dhe më tej në krye Agjencisë së Zhvillimit të Investimeve të Huaja në Shqipëri.
“Laspi.al