Qeveria e Kosovës, deklaratë kundër taksës së Ramës

Qeveria e Kosovës zyrtarizon qëndrimin kundër taksës së Ramës. Pas vendimit të Qeverisë së Shqipërisë që Rruga e Kombit, të shfrytëzohet me pagesë, 5 euro për një drejtim, si dhe 5 euro në drejtim tjetër, një gjë të tillë po e paralajmërojnë edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës. Shumë shpejt pritet të vendoset taksa për shfrytëzimin e autostradës së Kosovës.
Zyrtarët kosovarë, theksojnë se taksa e vendosur për shfrytëzim të autostradës në Shqipëri është tejet e lartë. “Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson që taksa e vendosur për ‘Rrugën e Kombit’ është e lartë dhe mund të ndikojë në lëvizjen e qytetarëve në të dyja vendet”-citohet në përgjigjen e kësaj zyre dhënë gazetës “Zëri”.
Zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës së Kosovës, këtë vendim te Qeverisë shqiptare e kanë cilësuar të lartë dhe të papërshtatshëm për gjendjen ekonomike të të dyja vendeve.