Pse duhet tërhequr zvarrë ky monstër

Historiani komunist Pëllumb Xhufi burri i mbesës se diktatorit Enver Hoxha mbron hapur krimet e diktaturës komuniste duke quajtur kampin komunist te shfarosjesh ne Tepelenë ku vdiqën nga torturat , uria dhe sëmundjet me shumë se 300 fëmije te kundërshtareve politik te komunisteve “me te mirin”.
Pëllumb Xhufi ka publikuar në studion e “Arena” te drejtuar nga djali i një prej drejtuesve me kriminele te Sigurimit te Shtetit Dritan Hila në Ora News një dokument të CIA-s rreth kampit të Tepelenës qe e cilësonte ketë kamp si Aushvici shqiptar e cilësuar ketë dokument si mashtrim . Ai tha se konsideromi i këtij kampi si Aushvici shqiptar është banale. Ai vazhdon me tej mashtrimin e tij publik duke e konsideruar te drejte dënimin e njerëzve ne atë kamp pasi sipas tij ishin familjeve e armiqve te regjimit te te sponsorizuar nga Jugosllavia.
Xhufi: Çështja e kampit të Tepelenës ishte ndoshta kampi më i mirë se kampet e tjera. Kampi i Maliqit ishte më i tmerrshëm. Askush nuk e thotë pse u ngrit ky kamp. Pas prishjes me Jugosllavinë, ka ndodhur një gjë e madhe pasi Jugosllavia ngriti bazat në Prizren dhe në Ulqin, ku organizoheshin grupet që arratiseshin nga Shqipëria.

Armatoseshin, vinin dhe bënin aksione. Në këtë kamp u izoluan familjet kryesisht nga veriut.
Këta që e kanë promovuar çështjen e këtij kampi ku është angazhuar edhe Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tepelenës, e kanë quajtur Aushvici shqiptar, kampi i shfarosjes në masë. Po ta dëgjojnë lobet çifute do të tmerrohen sepse është një banalizim. Unë kam pasur rastin të shoh dokumentet e CIA-s për këtë kamp që ishin informuar nga njerëz nga brenda. Ata thonë që këta janë familjet e njerëzve të arratisur të sponsorizuar nga Jugosllavia.
Hila: A ka një numër të vdekurish në këtë kamp? Thuhet se kanë vdekur 300 fëmijë.
Xhufi: Absolutisht! Kanë qenë kazermat e ushtrisë deri në fund të viteve 60. Ato i ka ngritur ushtria italiane, ndërtesa solide me tulla.
Nuk është hera e pare qe historianë e politikanë komuniste shqiptarë mohojnë krimet e komunizmit ndërkohë qe ne vendet e BE-se mohimi i këtyre krimeve konsiderohet krim dhe dënohet penalisht.