Hazard: Te Chelsea do të luaja edhe mbrojtës i majtë

Eden Hazard insiston se, nuk ka problem të luajë jashtë pozicionit të tij ideal te Chelsea dhe do të luante edhe mbrojtës i majtë nëse do t’ia kërkonte Conte. Belgu është përdorur si nëntë false për disa ndeshje kyçe këtë sezon, duke përfshirë humbjen jashtë fushe ndaj Manchester City-t dhe ndaj Barcelona-s në Champions League.
“Dua vetëm të jem në fushë. Numri 9, 10, mund të luaj mbrojtës i majtë, nëse ma kërkon trajneri, s’ka problem. Dua thjesht të jem në fushë dhe të jap gjithçka për ekipin”, tha ai.
Fantazisti i Bluve thekson edhe njëherë se është i lumtur në “Stamford Bridge” dhe nuk e ka mendjen tek e ardhmja, por vetëm te sezoni dhe Kupa e Botës.
“Jam i lumtur te Chelsea. Jam vetëm duke munduar për të përfunduar sa më mirë sezonin dhe Kupën e Botës. Kam edhe dy vite të mbetura në kontratë dhe thjesht jam i lumtur”.
Chelsea do të ndeshet me Tottenham të dielën teksa rifillon Premier League pas pauzës së shkaktuara nga ndeshjet e kombëtareve.