Bavarezët vihen në kërkim të një trajneri

Jurgen Klopp do të ishte një përshtatje e mirë për Bayern Munich, sipas agjentit të trajnerit aktual të Liverpool. Bavarezët pritet të vihen në kërkim të një trajneri të ri në verë, me veteranin Jupp Heynckes i vendosur që të largohet në fund të sezonit. Gjigantët gjermanë e kanë kërkuar Klopp në të kaluarën, ndonëse asnjë marrëveshje nuk është finalizuar, kur trajneri po punonte me Borussia Dortmund. Marc Kosicke nuk beson se 50-vjeçari do të largohet nga “Anfield” këtë verë, por ka biseduar mbi kredencialet e klientit të tij. “Ai është nën kontratë deri në vitin 2022 dhe unë nuk mendoj se puna e tij është e përfunduar te Liverpool, – tha Marc Kosicke për “Sport1”. – Por, ju duhet të mbani mend shumë faktorë. Kur kaloni në Angli, nuk mund të nënvlerësoni mungesën e një pushimi dimëror, gjë që e zvogëlon jetën tuaj. Trajnimi i një klubi të madh në Europë është diçka tërheqëse, por gjithçka duhet të përshtatet”.

Bayerni po kërkon një trajner në verë, por Jurgen ka një kontratë të gjatë me “Reds”. Ai nuk është duke menduar për stërvitje të një klubi tjetër. “Jurgen nuk është shumë i madh për Bayern Munich dhe Bayern Munich nuk është shumë i madh për të, por definitivisht mund të bëjë një punë shumë të mirë atje. Bayern dhe Klopp do të ishin një përshtatje e mirë, por nuk është një opsion në këtë moment”.
Kosicke ka shpjeguar arsyet pse Klopp nuk arriti kurrë në “Allianz Arena”, duke këmbëngulur se koha nuk ishte e drejtë për trajnerin, që të bënte këtë veprim: “Duhet të them se, Bayerni ishte shpesh një opsion, sepse Jurgen e njeh mirë Uli Hoeness, por nuk ishte koha e duhur dhe asgjë e përcaktuar nuk erdhi. Në atë kohë, Franz Beckenbauer ishte president dhe çifti punoi së bashku si ekspertë të televizionit gjatë Kupës së Botës 2006. Mirëpo, Jurgen mund ta përfundojë karrierën e tij të stërvitjes pa qenë trajneri i Bayern Munich”.