Taksa e pronës, Vasili: Rama përjashtoi hotelet me 5 yje, por jo pensionistët

Kryetari i Grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me taksën e banesave dhe pronave të paluajtshme, që do të paguhen, duke nisur nga 1 prilli. Vasili e cilëson si një skandal faktin se, këtë taksë do e paguajnë pensionistët dhe familjet me të ardhura të pakta, ndërsa hotelet me 4 dhe 5 yje përjashtohen.
“Skandali. Paguajnë taksë prone pensionistët, por jo hotelet me 4 dhe 5 yje. Qeveria, që urren të varfërit ka vendosur të paguajnë taksën e pronës pensionistët, por edhe dhjetëra mijëra familje që paguhen dhe kanë të ardhura shumë të pakta. Qeveria e oligarkëve ka vendosur që hotelet me 4 dhe 5 yje të përjashtohen dhe të mos paguajnë taksën e pronës. S’kanë faj hotelet me 4 dhe 5 yje janë shumë më të varfër se pensionistët dhe shqiptarët me pagë minimale. Shqiptarët janë pa drejtim”, shkruan Vasili në rrjetet sociale.