Kryebashkiaku i Kukësit, Shehu apel Haradinajt: Të bashkohemi kundër taksës së Rrugës së Kombit

Kryetari i Bashkise Z.Bashkim Shehu, aplikimin e takses ne Rrugen e Kombit e cileson si nje prej vendimeve me absurde te Qeverise Shqiptare.
Kjo takse, teresisht e padrejte, eshte nje barre e shtuar per qytetaret dhe bizneset e Kukesit qe po t’kurren cdo dite e me shume.
Kryetari i Bashkise ishte i pari qe kundershtoi inisiativen e Qeverise Shqiptare, qe ne Qershor te vitit 2016 e ne vijim, me nje mungese te theksuar tranparence e diskutimi me palet e interesit dhe banoret e Kukesit, duke e bere akoma me te rende situaten qe do te krijojhet ne vijimesi ne ekonomine e kuksianeve.
Heqja e pajustifikuar e 3630 familjeve nga skema e ndihmes ekonomike, pamundesia per te krijuar vende te reja pune, mungesa e investimeve publike dhe krijimi i diferencave buxhetore, Kukesit i ka vene lakun ne fyt.
Cdo pushtet duhet te beje transparente vendimet qe merr, aq me shume kur cenohen interesa qofte ne nivel lokal apo kombetar.
E pikerisht nga keto masa te ashpra shtrenguese ekonomike qe nga viti 2015 Kukesi ka humbur rreth 30% te popullsise se tij, e pjesa me e madhe jane te rinjte e te rejat qe e kane lene dhe po e lene cdo dite vendin.
Bashkia Kukes e kundershton me force aplikimin e takses ne Rrugen e Kombit dhe per kete u eshte drejtuar me shkrim te gjitha instancave shtetrore e selive diplomatike.

I bejme thirrje Kryeministrit te Shqiperise Z.Edi Rama, te reflektoje e te krijoje te gjitha lehtesirat e nevojshme si dhe perjashtimin nga taksa banoret e Qarkut te Kukesit. Nuk mund ti vihet edhe nje barriere tjeter qytetareve kuksiane, e te jetojne mes dy kufinjeve, njerin me Kosoven dhe tjetrin me Tiranen.
Per te gjithe qytetaret, sjellim ne vemendje mbledhjet e perbashketa te Qeverive respektive Shqiperi-Kosove por pa dhene rezultate konkrete ne te mire te qytereve shqiptare, qe se paku te levizin lirshem e te zhvillojne ekonomite e tyre ne dy shtete Shqiptare.
Bashkia Kukes i ben thirrje Z.Ramush Haradinaj, Kryeminister i Republikes se Kosoves dhe njekohesisht Qytetar Nderi i Kukesit, te bashkohet me ne, te mbeshtese banoret e Kukesit e Kosoves si dhe te jape kontributin e tij personal dhe institucional prane Qeverise Shqiptare per te rivendosur levizjen e lire dhe pa barriera.
Kryetari i Bashkise, Z.Bashkim SHehu pershendet vendimin e Keshillit te Bashkise Kukes pa dallime politike per mbeshtetjen e interesave te qytetareve.
Te bashkohemi pa dallime politike dhe me shoqerine civile ne te mire te qytetareve.
Kryetari i Bashkise, Z.Bashkim Shehu garanton qytetaret e Kukesit se eshte kunder kesaj takse dhe do te jete kunder cdo takse qe aplikohet ne vepra te tilla publike, ashtu si kunder do te jete ne krah te qytetareve per cdo inisiative qe do te ndiqet ne rruge ligjore.
Kryebashkiaku Shehu eshte ne linje te plote me kryetarin e Partise Demokratike te Shqiperise Z.Lulzim Basha per ta hequr taksen qe diten e pare pas ardhjes ne pushtet.