Ballina Politikë SHBA “ultimatum” Ramës: Ndalo koncesionet!

SHBA “ultimatum” Ramës: Ndalo koncesionet!

Përfaqësuesja e USAID-it në Shqipëri, Catherine Johnson, ka lexuar para kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri, mesazhin e ambasadorit amerikan, Donald Lu.
Në mungesë të Lu-së, Johnos lexoi mesazhin dhe tha se qeveria nuk duhet të japë më koncesione.
Duke u bazuar dhe tek rekomandimet e mëparshme të FMN-së, Johnson tha se asnjë biznes nuk duhet të trajtohet si i veçantë, dhe se kontratat duhet të jenë transparente.
“Do të lexoj disa prej atyre shënimeve që ambasadori ka përgatitur. Ambasadori shkruan: Jam i sigurtë që me këtë strategji do të ndodhin gjëra të mira. Shqipëria do të përmirësojë menaxhimin e këtij sistemi, për njerëzit dhe mjedisin. Jam besimplotë që do të ketë energji për shtëpitë dhe bizneset.
Më lini që t’i bëj jehonë mesazhit që është përcjellë nga FMN-ja se Shqipëria do të përfitojë duke mos dhënë më koncesione jo konkurruese tek bizneset individuale sepse duhet të ketë një kontratë transparente standarte për të gjithë konkurrentët në sektorin e energjisë. Askush nuk duhet të marrë trajtim të posaçëm”, tha Johnson.

Pse mungoi Lu në takimin me Ramën?
Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu, ka munguar ditën e sotme në takimin e zhvilluar nga Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri.
Siç informoi Catherine Johnson, përfaqësuese e USAID-it, Lu ka munguar për shkak të një emergjence në ambasadën amerikane.
“Kemi patur një situatë emergjente, ndaj ai nuk mundi të ishte në mbledhjen e sotme”, u shpreh
Johnson, kur citoi fjalët e ambasadorit Lu, për mbështetjen e strategjisë kombëtare të energjisë.

Exit mobile version