Higuan: Ja çfarë dua të arrij me Juventusin

Honzalo Higuain mund të qëndrojë deri në fund të karrierës së tij te skuadra e Juventusit. Kjo nuk është një dëshirë apo hipotezë, por një gjë shumë konkrete. Higuan, aktualisht 30 vjeç, ndihet si në shtëpinë e tij në Torinon dhe ka një objektiv të qartë: Të jetë ndër 10 shënuesit më të mirë të historisë së Juventusit. Këtë gjë e ka bërë kudo ku ka luajtur.
“Kam luajtur te Real Madrid dhe hyra në listën e 10 shënuesve më të mirë të klubit. Po ashtu edhe te Napoli, jam ndër 10 shënuesit më të mirë, madje edhe në kombëtaren e Argjentinës. Tani shpresoj që këtë fgjë ta realizoj edhe te Juventusi”, u shpreh Higuain, që me fanellën bardhezi ka realizuar 54 gola, ndërkohë që në vendin e 10-të të golashënuesve është Federico Munerati, me 113 gola.
Pra, për “El Pipitën” janë edhe 59 gola për t’u realizuar për të arritur objektivin, gjë që mund ta realizojë luan edhe 3-4 sezone me Juventusin, çka do të thotë deri në moshën 34-vjeçare, mosha e duhur për të lënë futbollin. Për një futbollist të moshës së tij ku mund të jetë objektivi më i rëndësishëm i karrierës së tij.