Basha me të përndjekurit, ndjesë për gabimet, thirrje për bashkim: Do ta shembim diktaturën e krimit

Partia Demokratike përkujtoi sot të përndjekurit nga diktatura. Në një takim të zhvilluar në Muzeun Kombëtar, kryetari i PD, Lulzim Basha tha se, mbi 4500 vetave nuk u janë gjetur eshtrat.
Shqiptarët kanë bërë një sakrificë të madhe për lirinë. Skrifica e atyre mijra të vrarëve e të internuarve për fjalen e lirë për besimin në zot dhe dëmokraci. Zhdukja e gjurmëvë të krimit më e rëndë se krimi.
Basha kërkoi ndjesë për mos gjetjen e eshtrave të këtyre viktimave. “Mos prisni drejtësi nga hetuesit e komunizmit”, tha Basha.
Gjatë takimit me ish- të përndjekurit, Basha bëri thirrje për bashkim. “Bolshevike është pagabueshmëria e liderit. Edhe unë kam bërë gabimet e mia, nuk jam i pagabueshëm…. Eja Tomorr, ejani të gjithë të bashkohemi në gjirin e PD. Është vendi, institucioni garancia e vetme per të drejtat e pagabueshme dhe me ndjesën time si kryetar i PD për ta lartësuar” , tha Basha.

auto 29633628 569932486703497 42272636 o1522061533
Fjala e Kryetarit të PD, Basha
“…Rilindja e pinjollëve të diktaturës, Rilindja e nderimit për diktaturën, që nga ylli i kuq si provokim në gjoksin e Edi Ramës deri tek nderimi për xhelatët e diktaturës ka vetëm një dhe një një qëllim: Të fshijnë çdo kujtesë të sakrificës luftës për liri, të glorifikojnë diktaturën e krimit. E bëjnë këtë jo thjesht për të nderuar paraardhësit e tyre, por për të glorifikuar aleancën me krimin, që është arsyeja e vetme që Edi Rama ëhstë sot në pushtet.
Zonja dhe zotërinj! Ne nuk jetojmë më një vend demokratik. Sot nuk ka më garë demokratike sepse nuk ka zgjedhje. Parlamenti shqiptar nuk ka dalë nga vota e lirë e qytetarëve shqiptarë, por ka dalë nga paratë e drogës dhe paratë e krimit.
“Paskemi qëndruar mbi varre”, tha Orhan Sakiqi në fjalën e tij. Ne vazhdojmë të qëndrojmë mbi varre dhe varret do të shtohen nëse nuk rikthejmë vlerat themelore të demokracisë, kthejmë votën e lirë, përfaqësimin dinjitoz të të përndjekurve politikë, të pronarëve dhe shqiptarëve të ndershëm duke nisur nga organet më të larta të Pd në Kuvendin e ardhshëm.

Mendimi ynë është tabani i demokracisë, tha Tomorr Alizoi dhe unë dua ta falenderoj që e tha këtu, në këtë sallë. E kundërta është bolshevike, është e vërtetë, absolutisht e vërtetë.e vërtetë. Bolshevike është edhe pagabueshmëria e liderit. Edhe unë kam bërë gabimet e mia, nuk jam i pagabueshëm ndaj kërkoj nga ju të më njihni të drejtën që i njoh gjithsecilit prej jush, të gjithë demokratëve, të drejtën për reflektim. Le të reflektojmë sëbashku.
Eja Tomorr, ejani të gjithë ju të bashkohemi në gjirin e PD, është vendi është institucioni, është garancia e vetme për të drejtat e papërmbushura së bashku me ndjesën time të thellë si kryetar i Partisë Demokracisë dhe me zotimin tim se do të bëjmë gjithçka së bashku për ta shembur diktaturën e krimit”!