10 rezultate më befasuese

Bota e futbollit u trondit katër vite më parë nga humbja 7-1 e pësuar nga Brazili kundër Gjermanisë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës. Por, gjatë dy dekadave të fundit, ka pasur rezultate të tjera që kanë pasur të njëjtin efekt.
10 Man United 8-2 Arsenal (2011)
United ka qenë sigurisht ekipi që ka dominuar këtë ndeshje të luajtur në 2011-ën, por jo aq sa të shënonte 8 gola (ata realizuan 25 gjuajtje kundrejt 20 të Arsenal, pesë raste të pastra kundrejt 3 të Arsenal dhe kanë fituar më pak goditje nga këndi). Pavarësisht nga kjo, “Djajtë e Kuq” arritën një fitore të paprecedentë kundër rivalëve të tyre dhe konfirmuan rënien e “Topçinjve”, të cilët shtien dy prej lojtarëve më të mirë atë verë, Samir Nasri dhe Cesc Fabregas.
9 Barcelona 5-0 Real Madrid (2010)
Edhe pse ka grumbulluar lojtarët më të mirë të historisë së futbollit ndër vite dhe ka fituar shumë trofe, Real Madrid ka qenë shpesh protagonist i disa humbjeve befasuese. Në 2005-ën publiku i “Bernabeu”-t nuk ka mundur të bëjë gjë tjetër vetëm që të ngrihet në këmbë dhe të duartrokasë Ronaldinho-n, i cili mposhti i vetëm Real-in 3-0. Në 2009-ën, Barcelona fitoi 6-2 dhe 4-0 në “Bernabeu”. Por humbja më tronditëse ka ardhur në nëntorin e 2010-ës, kur ekipi i Jose Mourinho-s, akoma i pamposhtur para atij takimi dhe në krye të renditjes, u mposht 5-0 në “Camp Nou”.
8 Man United 1-6 Man City (2011)
Kjo ka qenë ndeshja që ka treguar se si paratë e naftës po transformonin futbollin anglez. Në të vërtetë, rezultati përfundimtar nuk ka pasqyruar plotësisht atë lojën e dy ekipeve. Në fakt, tre nga golat e City-it kanë ardhur pas minutës së 90-të, edhe falë lojës sulmuese të United që kishte mbetur me dhjetë lojtarë. Gjithsesi, ka qenë një moment historik, me një ekip ambicioz që ka mposhtur kampionët në fuqi në fushën e tyre, në mënyrën më të turpshme të mundshme.
7 Barcelona 6-1 PSG (2017)
Pas fitores bindëse 4-0 të marrë nga Parisi në ndeshjen e parë, të gjithë menduan se Barcelona kishte marrë fund. Por katalanasit janë kundërpërgjigjur në takimin e kthimit, të luajtur në “Camp Nou”, duke realizuar përmbysjen më të madhe në historinë e futbollit. Kur kishin mbetur 2 minuta nga fundi i kohës së rregullt, rezultati i përgjithsëhm ishte 5-4 për francezët. Por gjithçka ka ndryshuar në shtatë minutat pasuese që janë mbyllur me asistin e Neymar për golin e Sergi Roberto, i cili ka dërguar në delir publikun katalanas.
6 Senegal 1-0 France (2002)
Në futboll nuk ka vend për politike, por politika mund ta bëjë futbollin më interesant. Ky ka qenë rasti i Sengal-Francë, ndeshje e fazës me grupe të Kupës së Botës 2002. Senegal ishte një ish-koloni e Francës dhe, me përjashtim të dy portierëve rezervë, të gjithë lojtarët e ekipit luanin në Francë. Patrick Vieira, legjenda e mesfushës franceze, ka lindur në Senegal. Bruno Metsu, trajneri i Senegal, ishte francez. Franca ishte kampione e botës në fuqi në atë kohë dhe kishte në përbërje lojtarin më të mirë të botës, Zinedine Zidane. Ndërsa për Senegal, ajo ishte pjesëmarrja e parë në një Botëror. Gjithsesi, kanë qenë këta të fundit që kanë fituar takimin me rezultatin 1-0 falë një goli të Bouba Diop.
5 Man.City 1-3 Leicester (2016)
Nuk ka qenë një rezultat tronditës në vetvete, por ka qenë arritja me e pabesueshme e futbollit modern. Leicester kryesonte kampionatin para këtij takimi, të luajtur në shkurtin e 2016-ës, por të gjithë mendonin se ishte vetëm diçka e momentin dhe se nuk do të zgjaste. Ka qenë ajo ndeshje që i ka dhënë bindjen “Dhelprave” se mund ta fitonin titullin falë golave të Huth, Mahrez dhe Vardy.
4 Liverpool 3-3 Milan (2005)
Kjo është një përmbysje më befasuese se ajo e arritur nga United kundër Bayern në finalen e 1999-ës. Milan e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 3-0 falë një loje spektakolare dhe dominuese. Askush, as tifozi më i zjarrtë dhe i çmendur i Liverpool nuk do ta kishte imagjinuar dot atë që ndodhi në 45 minutat e dyta. Gerrard ka ngushtuar shifrat në 2-1, ndërsa Smicer dhe Alonso kanë barazuar rezultatin në 3-3, teksa përmbysja e çmendur është kompletuar pas goditjes së penalltive.
3 Kore e Jugut 2-1 Italy (2002)
Botërori i 2002-it ka qenë i pasur me rezultate tronditëse. Franca u mposht nga Senegali, Turqia arriti deri në gjysmëfinale, Ronaldo mori revanshin me Brazilin dhe David Beckham u ndëshkua me karton të kuq kundër Argjentinës. Por, ndoshta, historia më tronditëse ka qenë ajo e Koresë së Jugut, që eliminoi Portugalinë, Spanjën dhe Italinë, duke siguruar një vend mes katër më të mirave.
2 Greqi 1-0 Portugali (2004)
Kur Greqia fitoi 2-1 ndeshjen hapëse të Euro 2004 kundër Portugalisë, askush nuk mendoi se ata do ta fitonin kompeticionin. Por tri javë më pas, këto dy skuadra janë përballur në finale dhe e paimagjinueshmja ndodhi. Pavarësisht se vendasit kishin në ekip Figo, Ronaldo dhe Deco, ata nuk kanë arritur të mposhtin cinizmin grek, me këta të fundit që kanë shkruar një nga faqet më të pabesueshme të historisë së futbollit dhe sportit.
1 Brazil 1-7 Gjermani (2014)
Dhe ja ku vijmë te rezultati më befasues në historinë e futbollit. Fitorja e Gjermanisë në Belo Horizonte nuk mund të kishte qenë më vrastare për vendasit edhe sikur të ishte ideuar nga mjeshtri i horrorit, Alfred Hitchcock. Gjithsesi, rezultati përfundimtar nuk ka qenë i gënjeshtërt, madje mund të kishte qenë më i thellë. Brazilianët janë bërë pjesë e historisë në mënyrën më të keqe të mundshme. Ka qenë një leksion i hidhur futbolli për kombëtaren “karioka”, por i cili mund t’i shërbejë mbrëmjen e sotme dhe në Botërorin e ardhshëm.