Test antidrogë Fatmir Xhafës në zyrat e DEA-s, nuk e takon kreu i Agjencisë

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të mos qëndrojnë më pasive për lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar dhe drogën. Fatmir Xhafa është thirrur me urgjencë në zyrat e DEA-s vetëm pak ditë pas dështimit të operacionit ndërkombëtar për kapjen e bosit të 613 kg kokainë në Maminas. Duket se ka një shqetësim të madh në Shtetet e Bashkuara për lidhjet e qeverisë me drogën.
Xhafa ka zhvilluar tkime në zyrat e DEA, agjencisë anti-drogë amerikane mjaft agressive në luftën ndaj narkotikëve, ndërsa dje ka pasur një takim tjetër po aq të rëndësishëm me Ndihmës Sekretarin e Shtetit James A. Walsh. Nuk mund të jetë rastësi që të gjithë takimet e Xhafës zhvillohen me krerët e agjencive qeveritare amerikane që luftojnë drogën. Ajo që po ndodh është se qeveria duhet të kalojë testin anti-drogë të DEA dhe SHBA dhe Xhafa është i pari që është marrë në analizë dhe se Shtetet e Bashkuara duket të jenë mjaft të shqetësuara për drogën në Shqipëri.
Zyrtari i lartë amerikan i ka kërkuar Xhafës një koordnim më të mirë mes policisë dhe shërbimeve të inteligjencës. “Ai vlerësoi së tepërmi ngritjen e TFS-së dhe qasjen ndër-institucionale në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e një koordinimi më efikas midis Policisë dhe shërbimeve të inteligjencës”, thuhet në njoftimin zyrtar të vetë ministrit të Brendshëm, i cili pranon edhe zyrtarisht se ka amerikanët nuk janë të kënaqur në këtë pikë.

Deklaratat vijnë pas dështimit për kapjen e bosit të kokainës të kapur në Durrës dhe sipas të gjitha burimeve qëndron vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama. Xhafa duhet të kenë shpjegime edhe për rolin e vëllait të tij në trafikun e heroinës për të cilin gjykata supreme italiane ka dhëë një vendim të formës së prerë për burgim, por që nuk është ekzekutuar pasi Agron Xhafa nuk ekstradohet në Itali.
Nuk duhet harruar edhe qasja e fundit radikale e Presidentit amerikan, Trump ndaj trafikantëve të drogës. Ai ka sygjeruar dënim me vdekje për këta trafikantë dhe kushdo mund ta mendojë se çfarë mund të bëjë një president si Trump me një qeveri që drejtohet nga një kartel droge.
Ajo që ka rënë në sy ka qenë refuzimi i kreut të DEA-s amerikane për të takuar Xhafën. Xhafaj ka takuar numrin dy të DEA-s dhe njëkohësisht kreun e operacioneve. Bëhet fjalë për Anthony Williams njeriun kryesor që drejton operacionet e mëdha kundër trafiqeve. Duket se DEA nuk ka më besim tek operacionet e policisë shqiptare dhe pritet që të jetë ajo drejtuesja e operacioneve ndaj nakorsve shqiptarë në Shqipëri. Ky vendim I amerikanëve po komentohet nga qeveria si shenjë e bashkëpunimit, mirëpo kemi të bëjmë me një vendim radikal pasi ka humbur plotësisht besimi tek policia shqiptare e cila arreston vetëm shoferët, por jo bosët e trafikut të drogës.