Berisha: Si gënjeu Xhafa për ngarkesën e kokainës në SHBA, shkoi për të vënë vetullat po la dhe sytë!

Genjeshtra e Fatziut tek “Zeri i Amerikes” eshte nje akt akuze e vertet per klanin e droges se Durresit; Edvin dhe Olsi Rama!
Te dashur miq, tani eshte bere e qarte dhe e vetkuptueshme per mbare shqiptaret dhe boten se 613 kg kokaine qe u kapen ne Durres kishin lidhje me kupolen me te larte te qeverise, siç do shprehej RFI, pra me klanin Edvin dhe Olsi Rama.
Pikerisht se eshte e qarte se sasia prej 180 milione euro nuk levizen pa garantor politik madhor, gazetari i VOA pyeti direkt Xhafen: “A mendoni se ka lidhje mes këtyre grupeve të organizuara, ose këtij grupi që ka bërë këtë dërgesë (kokainen prej 613 kg, shenim i imi) dhe niveleve të larta?” Kesaj pyetje tulle, Fatziu i hutuar iu pergjigje me nje seri genjeshtrash, te cilat shkaktuan nje gajasje ne te gjithe audiencen e VOA.
Ketu me poshte po rendisim mashtrimet e tij.
Genjeshtra e pare! Fatziu deklaroi: “Së pari, duhet të them se ky ishte një operacion i zbatuar tërësisht nga agjencitë ligjzbatuese shqiptare.”

Lidhur me kete mashtrim te gjitha agjensite amerikane dhe jo vetem e dine sot se 613 kg dorge ne Durres asolutisht nuk u zbuluan nga policia e shtetit as dhe nga dogana apo ndonje agjensi tjeter shqiptare.
Ato u zbuluan vetem e vetem nga kompania private amerikane Rapiscan, dega e saj ne Shqiperi dhe nga askush tjeter. Keshtu qe, me kete deklarate para gazetareve, Fatziu vetem se tallej me veten e tij dhe faktonte se, per te fshehur gjurmet e lidhjeve poltike me klanin Rama, perseriste si papagall genjeshtrat e Rames dhe te tijat. Ky trillim bajat i Xhafes nuk u kaperdi nga gazetari por e detyroi ate nje akt te pazakonte por tejet kuptimplote dhe domethenes ti perserise Fatziut te njejten pyetje:
“A ka shenja për lidhje me nivele të larta në Shqipëri, me zyrtarë, me politikanë, nga kanë marrë mbështetje?”
Perseritjes se pyetjes nga gazetari Fatziu iu pergjigj perseri me disa genjeshtera te tjera qe e zhyten ate.
Genjeshtra e dyte qe fundosi Xhafen eshte vete pergjigja e tij pyetjes se bere per se dyti nga gazetari. Keshtu, Xhafa i kryqezuar tha:“Mua personalisht, në cilësinë time si ministër, nuk më rezulton, por mbetet për të parë se çfarë do të nxjerrë hetimi”.

Me kete pergjigje, se pari Xhafa hoqi pergjegjesine prej tij dhe e kaloi tek prokuroria. Por nga ana tjeter sot dihet boterisht se Policia e shtetit, per te fshehur pritesit politike, pra klanin Rama, prishi hetimet, njoftoi pritesin Cekaj te largohej nga Shqiperia dhe tentoi deri ne momentin e fundit te kalonte drogen pa u diktuar, ndonese ishte njoftuar per permbajtjen e konteinerit nga autoritetet kolumbiane dhe italiane.
Vete Xhafa, fillimisht pohoi se operacioni ishte sukses i bashkepunimit te policise, doganave te vendit dhe partnereve nderkombetare, por disa ore me vone, pasi me kete i futi nje thike klanit prites i cili ishte dhe shkaku i prishjes se hetimeve, perserit si papagall deklaraten e Rames, sipas te ciles kapja e droges ishte veper ekskluzive e policise dhe doganave te vendit pa ndihme te huaj, nderkohe qe ajo ishte veper ekskluzive e kompanise amerikane private Rapiscan, e cila jo vetem zbuloi drogen por edhe me shume, zbuloi gjithashtu perpjekjen e policise dhe doganave shqiptare per ta fshehur dhe kaluar ate pa diktuar.
Si perfundim, mund te thuhet se Xhafa me intervisten e tij pohoi indirekt te gjitha akuzat per lidhjet politike te ngarkeses prej 180 milione euro kokaine, siç flitet gjeresisht me klanin Rama, klani politik me i fuqishem i vendit dhe me lidhje te mirenjohura tejet te ngushta bogotiane. Pra Xhafa shkoi per te nxjerre vetullat por la edhe syte! sb