Ballina Aktualitet Maskat terror në Fier, policia përplaset me grabitësit, njerin e vret tjetrin...

Maskat terror në Fier, policia përplaset me grabitësit, njerin e vret tjetrin e plagos, 2 largohen

Një person është vrarë ndërsa një tjetër është plagosur gjatë përplasjes me armë me policinë në orët e para të mëngjesit në qytetin e Fierit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të 23 marsit 2018 në lagjen “29 Nëntori”. Policia thotë se personat që kanë tentuar të grabisin kanë qenë të armatosur dhe me maska.
Tentativa e grabitjes
Hajdutët, që mendohet se kanë qenë 4, kanë hipur në katin e tretë të një pallati për të grabitur banesën e Minella Muçi duke thyer drynin e derës. Familjarët kanë ndjerë dhe menjëherë kanë njoftuar policinë.
Përplasja
Burimet bënë të ditur se, personat që janë përplasur me policinë kanë qenë me pistoletë dhe kallashnikov.
“Në kushtet e reagimit propocional, nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga autorët është plagosur dhe një tjetër ka gjetur vdekjen.

Të dy ata ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Autorët e tjerë, që dyshohet se janë edhe dy, duke qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një mjet ende të paidentifikuar. Nga rradhët e Policisë së Shtetit nuk ka të lënduar” informoi policia permes njoftimit të orës 07:20.
Si qëlluan policine me kallashnikov e pistolete
Gazetarja informon: Autorët e grabitjes kanë tentuar të hapin dyert e dy banesave, të Minella Muçit dhe të fqinjit të tij. I plagosuri Arben Muçi ka qenë tek hyrja me kallashnikov dhe ka qëlluar i pari policinë. Më pas ka zbritur personi i cili është vrarë nga policia. Ky ka pasur 2 pistoleta dhe ka qëlluar kundrejt policisë. Në këtë moment policia ka shtënë kundër tij dhe ka mbetur vdekur në vend.

Kush ishin maskat?
Mendohet se njëri prej grabitësve është nga Fieri, tre janë nga Puka. I plagosuri i identifikuar si Arben Muçi, 47 vjeç ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet identiteti i grabitësit të vrarë.
Ne ndjekje te dy autoreve te larguar
Policia ka nisur kërkimet për arrestimin e dy personave të tjere te cilet edhe ata kanë qelluar ne drejtim te punonjësve të policisë. Ata janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një mjet ende të paidentifikuar. Kanë nisur hetimet me pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm provash materiale.

Exit mobile version