Plas tek PS! Drejtori i Ujësjellësit të Tepelenës bën “leckë” tek Rama kryebashkiakun e Memaliajt

Lufta brenda llojit në PS e Tepelenës sapo ka startuar dhe duket se nuk do të jetë e lehtë për protagonistët e saj. Njeriu i besuar i Tërmet Pecit që është drejtor i Ujësjellësit të Tepelenës Arben Kacorri, ka sulmuar ashpër dhe akuzon për vjedhje kryetarin e Bashkisë së Memaliajt Durim Roshi. Këtë Kacorri ka zgjedhur t’a ndajë vetëm me kryetarin e partisë së tij në qendër njëkohësisht kryeministër Edi Rama.
Por mesa duket, mesazhi në formën e një pamfleti komunist akuzator, denoncues i ngjashëm si raportimet e fuksave 1200 të kohës së qoftëlargut, ka rjedhur në formën e një epidemie tek vetë socialistët e Tepelenës nga të cilët Jugunews.net e ka administruar.
Nëse akuzat e Kacorrit qëndrojnë identikisht ashtu sic i shkruan kryeministrit Rama, atëherë kemi të bëjmë me skandalin më të madh në gjirin e socialistëve të Tepelenës dhe me pasoja të papara në jetën sociale të Tepelenës dhe Memaliajt.
Për më tepër lexoni fjalë për fjalë rreshtat e Kacorrit dërguar kryeministrit Rama, ndërkohë që Jugunews.net i jep të drejtën e reagimit kryebashkiakut të Memaliajt Durim Roshi për këto akuza të rënda karshi tij nga miku i tij Arben Kacorri.

Më fal për shqetësimin Kryeministër !
Ka më shumë se 1 muaj që Kr i Bashkisë Memaliaj ka bllokuar punën e U.K Tepelenë…ka krijuar konflikt për arsye personale e klienteliste…ka bllokuar aksionin e ujit me qëllime të mbrapta…e them me fakte këtë: Nuk paguan faturat e ujit të shkollave, cerdheve, kopshteve… ndërkohë që blen makinë lluksoze me lekët e taksapaguesve…nuk ka blerë qoftë edhe 1 metër tubo uji që nga koha që është bërë kryetar afro 3 vjet…nuk ka blerë asnjë pompë uji për banorët që vuajnë për ujë në fshatra…por me fodullëk i përzë për tek ujësjellësi…
Po mundohet cdo ditë të bllokojë celjen e fondit të ujësjellësit me pretekstin se nuk është bërë dëgjesë publike…po vetëm protesta të banorëve në stinën e verës që ngelen pa ujë…një kryetar që nuk merr mundimin të bëjë minimumin e detyrës që i takon me ligj…dhe që abuzoi në mënyrë skandaloze me sheshin e qytetit 1 miliardë lek tek firma e krushkut të tij…një kryetar që nuk firmos vetë në dokumenta zyrtare po detyron zv e tij… deri më sot nuk kam reaguar duke respektuar në maksimum normat dhe detyrimin që kam për PS dhe Tërmet Pecin në vecanti…të lutem ma kushto pak kohë me këtë problem…se nuk pyeta në 21 janar që u hodha para autoblindës së rregjimit nuk e llogaris fare këtë kryetar hajdut Durim Roshi… për cka të shpreha të garantoj vërtetësinë…në të kundërt largohem nga detyra…sinqerisht Arben Kacorri Dr U.K. Tepelenë 4 shkurt 2018. /Jugunews/