Zari i Tahirit kërkon heqjen e arrestit shtëpiak për Durim Bamin dhe një ankesë për mamin që ja sëmuri Doktori

I njohuri i zari i Tahirit në media nuk mund të mungonte edhe me “të rejat” më të fundit rreth arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj. Ai tha se kishte informacione se gjyqtari ishte kërcënuar dhe të tjera informacione që i sjell nga kuzhina politike e krimit dhe që televizionet i hapin dritaret pasi edhe ato vetë janë në duart e krimit informative.
Por, ajo që ra në sy në deklaratat e këtij kododhi të krimit në media ishte ankesa publike që ai bëri në televizionin Klan në lidhje me arrestin shëtpia të Durim Bamit. Hoxha tha se Durim Bamit i kanë kaluar të gjitha afatet ligjore dhe megjithatë nuk i hiqet arresti shtëpiak.Deklarata vetëm konfirmon atë që themi prej kohësh se ky është një zar i krimit në media. Ish-Kryeministri Berisha përmes një postimi të mëparshëm në facebook kishte paralajmëruar lojën në funksion të grupeve kriminale të këtij personi, ndërkohë që kishte denoncuar edhe takimet e tij në shtëpinë e Durim Bamit ndërsa ky i fundit është në arrest shtëpie.
Ndërsa sot ka bërë një tjetër reagim prekës sipas të cilit, pas denoncimeve të Berishës i qenka sëmurë mami, ndërsa familjen e ka fshehur.

Mami në fakt duhet të shqetësohet shumë për atë që i ka bërë dëshmitarit të drogës në Korçë që djali I sja ja hodhi si mish për top kriminelëve që e vranë dhe po kështu edhe familja e tij.
Hoxha u shpreh se pas debatit të nxehtë kur ai lëshoi akuza të forta ndaj Berishës e largoi familjen e tij, bashkëshorten dhe djalin nga Tirana, pasi i trembej asaj që mund të ndodhte më pas. Gjithashtu tha se nëna e tij, që jeton në Çorovodë kishte përfunduar në spital.
“Pas debatit që pata me Berishën e largova familjen nga Tirana. Ndërkohë më marrin nga qyteti i lindjes në tel nga Çorovoda, prindërit i kam atje dhe nëna kishte përfunduar në spital pas përplasjes. Babi im që i ka kaluar të 70-tat më merrte në telefon dhe më thoshte bëj kujdes. Motra po ashtu, edhe vëllai që kam emigrant jashtë”, – rrëfeu Hoxha.
Kërkesa publike e Hoxhës për heqjen e arrestit shtëpiak të Durim Bamit e bërë në një television kombëtar nuk është gjë tjetër veç një provë më shumë se ky që hiqet si gazetar nuk është gjë tjetër vetëm se avokat i bandave të krimit në media.

Postimi i mëparshëm i Berishës që denoncoi lidhjet e Hoxhës me Durim Bamin
Sharlatanë e kodoshë të krimit shndërrojnë debatet televizive në treg gënjeshtrash!
Të dashur miq, debatet televizive janë institucione të pazëvendësueshme të transparencës dhe qëmtimit të të vërtetave të rëndësishme për mbarë shoqërinë.
Ato kanë një rol të rëndësishëm në krijimin e opinioneve të drejta shoqërore, por edhe në mbrojtjen e interesit publik. Një nga problemet e mëdha të mediave është kriminalizimi i debateve televizive. Këtu nuk e kam fjalën për pseudoanalistë apo llogolloge e papagaj që shkojnë me duar në xhepa dhe flasin “korr e mos lidh” për çdo gjë mbi tokë dhe nëntokë, siç i porosit qeveria. Por fjalën e kam për individë të soijt Artan Hoxha, hjeksi në vrasjen e dëshmitarit derisa të gjejë vrasësin e të riut që mori plumbin, pasi i dëshmoi në mirëbesim.
Shtoj këtu se, midis të gjitha pabesive dhe krimeve, vrasja e dëshmitarit që të ka besuar rrëfimin, dhe njëkohësisht kokën dhe jetën e tij, është krimi i të gjitha krimeve. Ky lloj njeriu, i shpërfytyruar nga krimi dhe lidhjet me të, në petkun e gazetarit bëjnë në çdo rast kodoshin e krimit dhe shndërrojnë debatet televizive në mburoja publike të bandave kriminale të rrugës apo të atyre nëpushtet.

Gjeneratorë të serisë së pafundme të lajmeve të rreme për llogari të padronëve të tyre, në një treg të shëmtuar mashtrimesh dhe trillimesh, dhe, për paratë e krimit me të cilat paguhen, apo për shkak të implikimit të tyre direkt në vrasje, përdhosin dhe kriminalizojnë debatin televiziv.
E keqja është se këta horra e bëjnë këtë në prani të gazetarëve, analistëve, moderatorëve, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me krimin, por keqpërdoren pa kuptuar si dëshmitar të shpifjeve dhe trillimeve dhe si dekor i kodoshëve të krimit.
Natyrisht nuk jam kurrë dakord që t’i mbyllet goja njeriu, por ata që drejtojnë studiot dhe debatet kanë detyrim moral dhe profesional të dëshmohen zotër të studios, debatit dhe etiketës e të mos bëhen lolo të kodoshëve të krimit dhe të mos lejojnë ata që t’u përdhosin debatin apo të fanepsen nga shpifjet dhe trillimet e tyre të ulta në qoftëse duan që studiot e tyre të qëndrojnë në lartësinë e emisionit që kanë.
Asnjëra nga studiot e debateve televizive nuk hap rubrikën e denoncimit dhe përgënjeshtrimit të lajmeve të rreme, duke të krijuar përshtypjen se e vërteta, shpifja dhe trillimi kanë të njëjtën vlerë në këto studio!

Mjerisht, në këtë kontekst ato janë rubrika e vetme në mediat e shkruara dhe elektronike që mbajnë qëndrim të tillë ndaj fabrikimit, manipulimit e trillimit. Natyrisht, ata ndofta nuk mund të reagojnë aty për aty ndaj çdo shpifje, gënjeshtre dhe trillimi, por ata duhet të kenë rubrikën e përgënjeshtrimit, reagimit të atyre që sulmohen në mungese, amoralisht në studiot e tyre nga shpifës të paguar, banditë me petkun e gazetarit apo analistit.
Për t’a mbyllur, dëshiroj t’ju rikujtoj drejtuesve të debateve televizive, se vetëm pak kohë më parë njëra prej moderatoreve më të njohura si anti-Trump në SHBA, i hoqi mikrofonin para kamerave autorit të librit “Zjarr dhe Tërbim”, Michael Ëolff, vetëm se ai përgojoi, aludoi pa asnjë fakt për një person në mjedisin e Presidentit Trump.
Këtu më poshtë keni vetëm disa nga denoncimet e shumta të qytetarëve për kodoshin e krimit, që vrau dëshmitarin si hjekes derisa të gjendet dorësi i vërtetë që i mori jetën e të riut! sb
“Mirmëbrëma zoti Berisha!
Kur u kap banda e tritolit në Elbasan që akuzohet edhe për atentatin në Shkodër ndaj Lulzim Kullës. Më kujtohet që para kësaj në studion e Opinionit, Artan Hoxhathoshte që atentatorët janë nga Mali i Zi, Fieri ose Vlora, por nuk bëhet fjalë që të jenë nga Elbasani.

Për mendimin tim ai ka qenë aty në studio për të hequr vëmendjen nga banda e Elbasanit dhe për të hapur teori pa fakte.
Artan Hoxha,gazetari investigativ shkon shpesh në Fushë Krujëtek shtëpia Durim Bamit që deri dje ka qenë në arrest shtëpie. Mbante lidhje me Saimirin dhe Durimin. Nuk e di a shkon më, por deri para 2 muajsh shkonte minimuni 1 herë nëmuaj”.
“Mirëmbrama doktor! Jam ish-pronari i Hotel Turizmit të Tropojës. Artan Hoxha kishte 2 vende ku flinte në Tropojë. Tek unë dhe në kullën e Haklajve.
Më shumë atje. Me shumë respekt!”
“Psh . dr.
Ai Tan Hoxha i shkretë do ketë lënë ndonjë lekë në lloto se kanë dalë ndeshjet mbrapsht. Luan mu përballë Internacional hotel.
E kam parë me sytë e mi, është % e vërtetë.
Eshtë një lloto përballë derës ku hyjnë makinat ke hoteli.
Verifikoje.
Se ai është gazetar që kur len lekë në lloto.
Detyrimisht që kërkon lekë dhe flet sipas interesit të investitorit”.