Tension tek Kryeministria/ Minatorët tentojnë të futen në zyrën e Ramës, ndërhyn me dhunë policia

Prej disa minutash është intesifikuar protesta e minatorëve përpara kryeministrisë. Ata i lanë 30 minuta kohë kryeminsitrit që të reagojë, ndërsa deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Minatorët kanë tentuar të futen me forcë në kryeministri, por ka ndërhyrë menjëherë policia duke i shtyrë forcërisht.
Minatorët janë duke kërkuar rrogat e prapambetura dhe statusin e minatorit. Minatorët kanë ardhur nga i gjithë vendi.
Në mbështetje të minatorëve ka shkuar dhe kryetari i sindikatës së minatorëve, Gëzim Kalaja. Kalaja ka thënë se minatorët nuk kërkojnë karrige për pushtet por bukën e gojës. Nuk kanë munguar as batuat nga ana e minatorëve në drejtim të kryeminsitrit.
“Ke frikë të dalësh, nga Saliu tani do të themi Ramiu, e kupton vetë ti se pse të themi kështu”, thanë minatorët.
Ndërkohë Policia qëndron stoike në pozicionet e saj, duke mos i lejuar banorët të hyjnë në oborrin e kryeministrisë.

29468338 204281540337927 59214782829428736 nMinatorët: Do hyjmë me forcë në zyrën e Ramës
Qindra minatorë janë duke zhvilluar një protestë përpara selisë së qeverisë. Minatorët kërkojnë statusin e minatorit, të cilin vetë Kryeministri ua kishte premtuar gjatë fushatës elektorale.
Ata thonë se nëse Rama nuk i pret në zyrë do të futen me forcë në zyrat e Kryeministrisë.
Kreu i protestuesve tha: ‘Në qoftë se qeveria dhe kryeminsitri janë të papërgjegjëshëm, është detyra jonë t’i kthejmë ato në “metro”, siç i thuhet, dhe kjo nuk bëhet duke i fërkuar shpatullat, por duke u treguar forcën e ligjit. Nëse këta na gjejnë neve dele, thikën në fyt do të na vënë.
Këta pushtetarë ose pusht-etarë, se ti zoti kryeministër që nuk i ke qejf ultimatumet, por ke qënë ti i pari që e ke bërë “hap kutitë ose ik”, e kemi ne sot radhën për ultimatum: Debat publik ose ik!
Shqipëria ka burra të mirë, ka nga ata që nuk mendojnë se po i hipa kalit nuk zbres më. Status me skllevërit tuaj ne nuk pranojmë. Ne nuk na intereson me kë putheni ju, por ne na intereson haku ynë, e drejta jonë, shteti dhe Shqipëria jonë. Ke 30 minuta at! 30 minuta afat! Do të hyjmë forcërisht! Do të hyjmë forcërisht!”