Kush është drejtoresha që u pushua nga puna për korrupsion dhe u rikthye nga Rama në postin që kishte

Drejtoresha e Spitalit të Vlorës, Bruna Mersini u pushua nga puna para disa kohësh për korrupsion, por Rama e ka rikthyer sërish në detyrë. Denoncimi është bërë nga një qytetar nga Vlora, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha.
“Per Edvinin korrupsioni eshte merite! E largojne nga detyra per korrupsion, e rikthejne po aty me ryshfet! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha.
“I nderuar zoti Berisha!
Po ju ve ne dijeni dhe dua qe kete fakt ta beni publike ne parlamentin shqipetar dhe ne te gjitha institucionet. Ne krye te Spitalit te Vlores kryeministri Rama, riktheu si drejtore Bruna Mersinin.
Bruna Mersini u pushua ne maj te 2017 nga vete Rama si person me precedent penale denuar nga Gjykata Shqipetare.
Ajo u rendit e treta ne listen e publikuar nga Rama si personi me i korruptuar nga degjesat e bera me popullin.

E proceduar nga kontrolli i shtetit pa deshmi penaliteti sot u rikthye ne krye te spitalit nga krimineli Aldo Bare te cilin e ka djal teze. Vetem nga presioni i kriminelit aldo bare ajo u rikthye perseri ne krye te spitalit ne konkurse te tipit Rama, ku konkursi u be vetem me Bruna Mersinin.
Ju lutem denoncoheni kete fakt te paprecedent ne administraten shqiptare.
Ju lutem verifikoheni problemin per vertetesine e ankesave te mija…
Por do tju lutem perseri te mos e beni publik emrin tim”, shkruan qytetari.